• e enjte, 18 korrik 2024

Vazhdon periudha e motit shumë të nxehtë, temperatura deri 40 gradë

Vazhdon periudha e motit shumë të nxehtë, temperatura deri 40 gradë

Shkup, 21 qershor 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të vogla lokale dhe shumë i nxehtë, me erë të dobët deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri 21 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 34 deri 40 gradë. UV indeksi do të jetë 9.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të vogla dhe me erë të dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri 19, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 40 gradë.

Sipas parashikimeve të sinoptikëve, rajoni ynë edhe më tej do të jetë nën ndikim të masës shumë të nxehtë ajrore nga jugu për ç'shkak moti do të ejtë kryesisht me diell dhei nxehtë mbi mesataren. Temperatura e mëngjesit vende-vende nuk do të zbresë nën 20 gradë, ndërsa maksimalja e ditës çdokund do të jetë mbi 30, ndërsa vende-vende edhe 40 gradë.

Të dielën pasdite do të ketë kushte për paraqitje lokale të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, bubullimave dhe erës së përforcuar. 

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR