• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Vazhdon operacioni i shpëtimit në Antalia

Vazhdon operacioni i shpëtimit në Antalia

Ankara, 13 prill 2024 (MIA) – Edhe 29 udhëtarë të tjerë të teleferikut janë ende të varur në një kabinë në jug të Turqisë, pasi një shtyllë u shemb dje, kumtuan autoritetet lokale.

Në aksidentin e ndodhur të premten në orën 17:30 në resortin bregdetar Antalia, një person ka humbur jetën, ndërsa dhjetë janë lënduar, kumtoi Ministria turke e Shëndetësisë.

Aksidenti ka ndodhur kur një kabinë e teleferikut është përplasur në një shtyllë dhe është rrëzuar. Mbrëmë janë evakuuar 137 udhëtarë nga 19 kabina, ndërsa 29 persona të tjerë janë në pritje të shpëtimit. Tetë helikopterë dhe më shumë se 600 shpëtimtarë po marrin pjesë në operacionin e shpëtimit.

Akoma po hetohen shkaqet për aksidentin. ls/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR