• e enjte, 26 dhjetor 2024

Vazhdon kërkimi për trupin e personit të zhdukur në ujërat e Glazhnjës, në terren drejtorët e QMK-së dhe DMSH-së

Vazhdon kërkimi për trupin e personit të zhdukur në ujërat e Glazhnjës, në terren drejtorët e QMK-së dhe DMSH-së

Shkup, 3 gusht 2023 (MIA) - Drejtorët e Qendrës për menaxhim me kriza (QMK) dhe të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim (DMSHP), Stojançe Angellov dhe Bekim Maksuti, sot ishin në terren afër liqenin artificial Glazhnja në komunën e Likovës ku tashmë disa ditë ekipet po kërkojnë trupin e banorit lokal 29-vjeçar i cili hyri në ujërat e liqenit dhe më pas humb gjurmët.

"Kërkimi për 29-vjeçarin i cili javën e kaluar u zhduk në ujërat e liqenit artificial Glazhnja vazhdon edhe sot. Gjashtë zhytës nga TOgrat dhe tetë zhytës bga Ujqit po e kërkojnë fundin e liqenit, ndërsa njëkohësisht janë disa ekipe të DMSH-së, si dhe zhytës të DMSH-së, Po kërkohet edhe nën ujë, por po kërkohen edhe brigjet e liqenit", deklaroi drejtori i QMK-së, Angellov.

Ai theksoi se policë nga SPB Kumanovë po asistojnë në kërkime në breg.

"Për fat të keq kushtet edhe sot janë të këqija, dukshmëria është shumë e dobët. Vetëm disa metra nga bregu thellësia vjen deri mbi 10 metra, që në disa metra afër bregut të ketë thellësi më të madhe se 20 mtra. Zhytësit tanë janë trajnuar dhe po zhyten deri në maksimum 40 metra thellësi", saktësoi Angellov.

Drejtori i DMSH-së, Maksuti, ndërkaq, porositi se ekipet e përbashkëta të DMSH-së dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe shoqatat vullnetare dhe eekipet të cilat janë pjesë e Drejtorisë tashmë disa ditë janë në kërkim të personit të zhdukur.

"Do të vazhdojmë me kërkimin deri në momentin e gjetjes së trupit. Shpresoj se dita e sotme dhe dy ditët e njëpasnjëshme janë kritike për të qenë të suksesshëm, përkatësisht për ta gjetur personin i cili u zhduk në ujërat e liqenit javën e kalaur dhe me atë ta rrumbullakësojmë një mision human për të cilin të gjithë ne jemi këtu për t'i ndihmuar qytetarët tanë", deklaroi Maksuti. ab/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR