• e enjte, 26 dhjetor 2024

Vazhdon greva e Sindikatës së QSHP-së, nuk do të zbatohet provimi profesional për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional

Vazhdon greva e Sindikatës së QSHP-së, nuk do të zbatohet provimi profesional për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional

Shkup, 14 dhjetor 2023 (MIA)- Për shkak të vazhdimit të grevës së Sindikatës së Qendrës Shtetërore të Provimeve (QSHP) e cila ishte pezulluar në maj të këtij viti, nuk do të zhvillohet provimi profesional për mësimdhënës dhe bashkëpunëtor profesional si dhe nuk do të zhvillohet trajnimi bazë për drejtorë.

Siç deklaroi sot Emilija Boshkovska nga Sindikata e QSHP-së, greva vazhdon për shkak të mosmarrjes së përgjigjes së dëshiruar nga Ministria e Financave për rritjen e pagave të punonjësve në këtë institucion, apo barazimit të tyre me pagat e mësimdhënësve mentor. Ajo potencoi se pagat e punonjësve në QSHP janë për 25 për qind më të vogla nga pagat e mësimdhënësve mentor. Bëhet fjalë për rreth 26 persona të punësuar.

Boshkovska potencoi se nuk do të zbatohet provimi profesional për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional, kurse rrezikohet edhe zbatimi i maturës.

"Në këtë moment duhej të ndodhë provimi profesional për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional. Është diçka në të cilën janë involvuar dhe prekur rreth 700 persona të cilët janë paraqitur në këtë afat të provimit. Ata 700 persona presin ta kalojnë provimin dhe tu transformohet raporti i punës deri në fund të vitit, por në këtë rast nuk ka për të ndodhur. Është diçka që tani mund të jetë edhe më aktuale se matura dhe përveç asaj se matura nga 1 janari do të jetë plotësimi dhe deklarimi i nxënësve dhe futja e tyre në sistemin e lëndëve", tha Boshkovska.

Ajo potencoi se njëkohësisht përgatitet çështja e maturës dhe do u dorëzohet atyre, por koordinatorët e tyre nuk do i pranojnë.

Ajo shtoi se shtatë muajt e fundit kanë pasur negociata të drejtpërdrejta dhe jo të drejtpërdrejta me Ministrinë e Financave me ndërmjetësimin e Ministrisë së Arsimit.

"Gjatë kësaj periudhe përgatitëm disa ndryshime në Marrëveshjen kolektive dhe pas dy muajve pritëm përgjigje nga Ministria e Financave. Në propozimin e fundit ende nuk kemi përgjigje dhe pastaj na u bë e qartë se e gjithë kjo ka qenë zvarritje dhe vendosëm se edhe përveç asaj që duam, do e kemi patjetër të kalojmë në riaktivizimin e grevës që tashmë ka qenë aktive në periudhën paraprake", potencoi Boshkovska.  ss/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR