• e enjte, 26 dhjetor 2024

Vazhdon greva e përgjithshme e Sindikatës së Qendrës Shtetërore të Provimeve

Vazhdon greva e përgjithshme e Sindikatës së Qendrës Shtetërore të Provimeve

Shkup, 11 dhjetor 2023 (MIA) - Sindikata e Qendrës Shtetërore të Provimeve sot kumtoi se e vazhdon grevën e përgjithshme, e cila u la në pritje në maj të këtij viti.

"Të punësuarit në QSHP dolën në prag të maturës shtetërore dhe në një kohë shumë të shkurtër me përpjekje mbinjerëzore realizuan në kohë dhe me sukses maturën shtetërore si dhe procese dhe aktivitete të tjera në kompetencë të QSHP. Institucionet kompetente që ishin përgjegjëse për zgjidhjen e problemit tonë të kahmotshëm me pagat dështuan", thuhet në kumtesën e QSHP-së.

Nga aty theksojnë se në këto shtatë muaj pas ndërprerjes së grevës, QSHP ka qenë në negociata të vazhdueshme me Ministrinë e Financave, gjatë të cilave janë propozuar dhe dorëzuar për miratim disa zgjidhje të mundshme, por asnjë nuk është pranuar.

Siç informojnë, aktivitetet të cilat zbatohen në këtë periudhë në QSHP, ndërsa realizimi i të cilave do të vihet në pikëpyetje janë provimi profesional për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional (700 kandidatë të paraqitur), trajnimi bazë për kandidatët për drejtorë, trajnimet e avancuara për drejtorë, testimet ndërkombëtare.

"Nëse ky problem nuk zgjidhet, do të vihet sërish në pikëpyetje provimi shtetëror i maturës, i cili fillon aktivitetin më 1 janar të vitit 2024. Paraprakisht u kërkojmë falje të gjithë personave që do të kenë nevojë për shërbimet e Qendrës Shtetërore të Provimeve dhe të cilët do të refuzohen me grevë", theksojnë nga QSHP. sa/

Foto: Arkivi  i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR