• e premte, 23 janar 2026

Vazhdon gjykimi për rastin "Onkologjia 2" me marrjen në pyetje të një dëshmitari nga FSSH

Vazhdon gjykimi për rastin

Shkup, 23 janar 2026 (MIA) – Në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, sot vazhdon gjykimi për rastin “Onkologjia 2”, ku për furnizim të paligjshëm të barnave, fshehjes përmes tenderëve fiktivë dhe përvetësimit të një pjese të terapisë, akuzohen ish-drejtori i Klinikës për radioterapi dhe onkologji, Nino Vasev dhe drejtori ekonomik i Klinikës, Nehad Nuhiu.

Seanca gjyqësore vazhdon me marrjen në pyetje të një dëshmitari të propozuar nga prokuroria i cili ka qenë ish drejtues financiar në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore (FSSH), pasi në seancën e mëparshme seanca u ndërpre për shkak të detyrimeve private të njërit prej anëtarëve të Këshillit gjyqësor.

Në seancën e kaluar, gjatë marrjes në pyetje, dëshmitari iu përgjigj pyetjeve të avokatit mbrojtës të të akuzuarit të parë Vasev, avokatit Deljo Kadiev në lidhje me buxhetin e terapisë, prokurimin publik dhe procedurat për marrjen e pëlqimit nga Fondi dhe Ministria e Shëndetësisë.

Udhëheqësi financiar në FSSH dëshmoi se gjatë takimeve me dy drejtorët, tani të akuzuar, nevoja për fonde shtesë u theksua vazhdimisht për shkak të numrit në rritje të pacientëve që merrnin terapi që nuk ka qenë në listën pozitive. Lidhur me rritjen e borxheve të Klinikës, dëshmitari theksoi se një rritje e konsiderueshme u regjistrua në fund të vitit 2021...

Gjykimi për rastin "Onkologjia 2" në Gjykatën Themelore Publike Shkup ka filluar nga fillimi nëntorin e vitit të kaluar për shkak të ndërrimit të një anëtari të trupit gjykues. Të akuzuar janë ish drejtori mjekësor i Klinikës për radioterapi dhe onkologji, Nino Vasev dhe drejtori ekonomik Nehat Nuhiu.

Sipas aktakuzës, ata kanë furnizuar ilaçe në mënyrë të paligjshme nga viti 2018 deri në vitin 2022 i kanë fshehur ato përmes tenderëve fiktivë dhe kanë përvetësuar një pjesë të terapisë, duke dëmtuar kështu buxhetin e shtetit me gati 36 milionë euro. Dy të pandehurit mohojnë fajësinë, duke pretenduar se aktakuza është e pabazuar dhe e sajuar politikisht.

Përveç "Onkologjisë 2", kundër Vasevit dhe dy mjekëve të tjerë është duke u zhvilluar një proces tjetër - "Onkologjia 1", për trajtim joadekuat të pacientëve. 

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR