• e enjte, 26 dhjetor 2024

Vazhdon debati për zgjedhje të ministrave të rinj

Vazhdon debati për zgjedhje të ministrave të rinj

Shkup, 23 shkurt 2023 (MIA) - Kuvendi onte vazhdoi me debatin për zgjedhje të anëtarëve të rinj të Qeverisë. Ministra të rinj, propozuar nga Qeveria janë Krenar Lloga për Drejtësi, Fatmir Mexhiti për Shëndetësi, Azir Aliu për Shoqëri Informatike dhe Administratë dhe kaja Shkuova për ministre të Mjedisit jetësor.

"Për zgjehdje të anëtarëve të Qeverisë diskutimi është i përbashkët, ndërsa votimi është individual", tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Paraprakisht sot, në suaza të mbledhjes së 104-t për rikonstruimin qeveritar, Kuvndi i shkarkoi ministrat nga Alternativa - të Shëndetësisë, Bekim Sali, të Shoqërisë Informatike dhe Administratës Admirim Aliti, dhe ministrin pa resor për diasporë, Xhemail Çupi.

Në mbledhjen e 104-t duhet të shkarkohen edhe zëvendësministrat e Mbrojtjes, e Bujqësisë dhe Arsimit dhe Shkencës, bashkim Hasani, Abdulshuqur Abedini dhe Lulzim Aliu dhe të zgjedhen zëvendësit e tyre.

Në fillim të mbledhjes që filloi më 13 shkurt, u konstatuan dorëheqjet e ministrave të Drejtësisë, Nikolla Tupançevski dhe të Mjedisit Jetësor, naser Nuredini, si dhe të zëvendëministrave të Shëndetësisë, Vlladimir Rendevski dhe të Drejtësisë, Agim Nuhiu. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR