• e enjte, 26 dhjetor 2024

Vazhdon debati për shkarkimin e ministrave nga Alternativa

Vazhdon debati për shkarkimin e ministrave nga Alternativa

Shkup, 14 shkurt 2023 (MIA) - Në debatin në seancën e sotme parlamentare për shkarkimin e ministrave nga Alternativa me fokus në rezultatet e arritura dhe rrugën evropiane të vendit, deputetët e qeverisë i kanë hedhur poshtë tezat e opozita dhe kërkesat për zgjedhje. Deputetët e VMRO-DPMNE-së, nga ana tjetër, të cilët dominuan diskutimin, me kërkesa të përsëritura për zgjedhje dhe akuza për korrupsion e krim dhe bisedime si në “pazar 3” për koalicionin e ri me Aleancën për Shqiptarët.

Debati i deputetëve për shkarkimin e ministrave të Alternativës, përkatësisht për ministrin e Shëndetësisë, Bekim Saliu, ka nisur me replikë për fjalimin e djeshëm të deputetes nga Alternativa, Safije Sadiki Shaini.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së theksuan se e kanë paralajmëruar Alternativën se do të “hiqen qafe” në momentin që nuk do të nevojiten më.

"Ky koalicion ishte nga "halli" dhe ky tani është "nga halli", theksoi Nikolla Micevski, koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, sipas të cilit maqedonasit nuk janë ndjerë më të frustruar.

Micevski në përgjigjen e tij theksoi se mazhoranca qeverisëse e përmend VMRO-DPMNE-në se nuk e ka votuar marrëveshjen me Frontex-in, por nuk flet për faktin se tre muaj nuk ka pasur kuorum dhe se nuk kanë votuar për amendamentet e Kodit Penal, disa prej të cilëve kanë të bëjnë me Konventën e Stambollit, pa përmendur se deputetët e kësaj partie opozitare, së bashku me ministrin e Drejtësisë, Nikola Tupançevski, i cili dha dorëheqjen, bënë të gjitha ndryshimet në kod. Sipas tij, shumë partnerë të koalicionit në këtë Qeveri do të përfundojnë si Alternativë.

Micevski pastaj në fjalimin e tij para plenumit përsëriti kërkesën për zgjedhje, duke theksuar se Maqedonisë i nevojiten kuadro të reja progresive.

“Qeveria ka treguar anomalitë, paaftësinë dhe dështimet e veta. Çdo ditë dalin në shesh një sërë mangësish, procedura të ndryshme burokratike nga të cilat vdesin pacientët tanë, shoqëria paralizohet nga krimi dhe thjesht mbretëron korrupsioni. Qytetarët janë të zhgënjyer dhe mezi ia dalin mbanë. Dhe premtimet për rritje të pagave dhe pensioneve mbeten vetëm në letër”, tha Micevski.

Портпаролот и пратеник на СДСМ, Дарко Каевски денеска, одговорајќи на новинарско прашање, рече дека парламентарното мнозинство е стабилно и дека изборите ќе се одржат во 2024 година.

Në përgjigje të fjalës së tij, deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski, tha se kjo qeveri ka arritur ta rrisë prodhimin e energjisë elektrike për 40 për qind dhe se për herë të parë pas 70 vitesh janë vënë në funksion të gjitha objektet e prodhimit të energjisë elektrike.

“Një numër i madh kompanish tashmë janë në tregun e rregulluar të energjisë elektrike, gjë që ndikon pozitivisht në kursimin e vendeve të punës dhe në ndihmë të ekonomisë. Janë instaluar mbi 150 megavat energji të rinovueshme. 760 milionë euro pako të ndihmës direkte për qytetarët në kohën kur po përballemi me krizë ekonomike dhe energjetike”, tha Kaevski, duke shtuar se përveç kësaj, pagat dhe pensionet po rriten, ndërsa papunësia po zvogëlohet.

Deputeti i VMRO DPMNE-së Jovan Jauleski tha se lideri i Alternativës Arben Taravari ua shiti shqiptarëve betejën për “një grusht drejtorësh që do të zgjasin dhjetë muaj”. Sipas tij, partia që ka folur kundër BDI-së nuk ka qenë gjë tjetër veçse bashkëpunëtore e BDI-së. Jauleski tha se anëtarët e ASH-së i kanë tradhtuar pritshmëritë e zgjedhësve të tyre dhe tani do të bëhen bashkëfajtorë në krim dhe korrupsion dhe se vetëm disa zyrtarë të ASH-së do të pasurohen.

 “Zoti Taravari, ju ia shitët betejën bashkëqytetarëve tanë shqiptarë, për një grusht drejtorësh që do t'ju zgjasin dhjetë muaj. Çfarë do të bëni më pas? Partia juaj do të shndërrohet në BDI dhe do t'ju duhet t'i vini drynin derës, ose më saktë Aleanca do të shpërbëhet”, pyeti deputeti Jauleski.

Surja Rushiti i ASH-së i është përgjigjur Jauleskit me një mesazh për politikanët e rinj, të cilët, sipas tij, duhet të bëjnë dallimin mes politikanëve që i kanë sjellë më shumë dëm këtij vendi sesa gjëra pozitive.

“Duhet të jepni mesazhe pozitive, jo negative”, tha Rushiti i cili theksoi se në zgjedhjet lokale kanë bashkëpunuar me VMRO-DPMNE-në, por më pas opozita ka vazhduar bashkëpunimin me BDI-në, BESA-n etj.

Ju, shtoi ai, thoni se jemi të gjithë njësoj, por nuk jemi të gjithë njësoj.

“Sundimi kriminal me Gruevskin ju la pasoja dhe nuk mund të gjeni forcë dhe të bëni ndryshimin. Pyetja ime është se cili është koncepti juaj për luftën kundër korrupsionit dhe krimit”, tha deputeti i ASH-së.

Zhaklina Llazarevska nga LSDM tha se në VMRO-DPMNE ekziston vetëm dëshira e shkretë për të ardhur në pushtet që të vjedhin dhe të vazhdojnë aty ku kanë mbetur në vitin 2017.

“Për dy vjet e gjysmë flisni për zgjedhje të parakohshme, nuk kujdeseni për qytetarët, nuk kujdeseni për shtetin dhe trajtimin e krizës energjetike dhe ekonomike, nuk krijoni asnjë politikë”, tha Llazarevska.

VMRO-DPMNE, siç thatë, nuk ka kapacitet koalicioni sepse nuk keni politikë që do t'i përfaqësojë interesat e qytetarëve.

Sipas Bojan Stojanovskit nga VMRO-DPMNE, në këtë koalicion, siç e quajti ai, koalicioni “Pazar 3”, nuk dihet se kush blen, kush shet dhe pse brenda natës partitë nga kundërshtarët më të zjarrtë politik shndërrohen në aleatët më të mëdhenj. Deputeti, siç ka theksuar ai, personalisht i ka thënë ministrit në largim Bekim Saliu se është ulur pranë atyre që e kanë mashtruar brutalisht në zgjedhjet lokale në Çair.

“Ajo që duhet ditur është se pika e rendit të ditës për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali, sapo u propozua për ministër, personalisht i kam vënë në dukje se është ulur pranë atyre që kanë grabitur brutalisht atë në zgjedhjet lokale në Çair dhe i cili para se të shkarkohej dhe tashmë ishte shkarkuar, ia hodhën fajin për vdekjen e djalit për të cilin nuk kishte shërim”, theksoi Stojanoski.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së po ashtu thekson se tek qytetarët zhgënjimi për pushtetin  është më i madh se kurrë.

“Në sondazhin e IRI-t, 94 për qind e qytetarëve besojnë se vendi po ecën në drejtimin e duhur. Në anketën e “Eurothink”, përqindja më e madhe, 70 deri në 80 për qind e qytetarëve besojnë se nuk po e çoni vendin në drejtimin e duhur. Duhet të jepni llogari për atë që po bëni”, tha Stojanovski, duke i bërë thirrje ASH-së “t'u shpjegojë shqiptarëve të ndershëm dhe të grabitur pse ata tani po hyjnë papritur në qeveri dhjetë muaj para përfundimit të rregullt të mandatit të qeverisë”.

Оваа власт е нефункционална и владејачкото мнозинство е во криза и не може да обезбеди кворум за работа на Собранието затоа ќе поддржиме било каква интерпелација, истакна денеска пратеникот н

Deputeti Halil Snopçe nga ASH i është përgjigjur Stojanovskit me fjalinë “Dita kalon, por drejtësia mbetet përgjithmonë”, duke theksuar se VMRO-DPMNE bën vetëm politikë ditore dhe se partitë në vendin tonë nuk i pranojnë gabimet e tyre.

Stojanovski më pas e pyeti Snopçen nëse tani nga pozita e shumicës qeverisëse do ta thërrasë Komisionin hetimor për aksidentin me Besa Trans.

Seanca do të vazhdojë dhe për të marrë fjalën në të  ishin regjistruar 44 deputetë dhe pas kësaj pike kanë mbetur të marrin fjalën më shumë se 30 deputetë. Në kuadër të seancës së 104-të parlamentare duhet të diskutohet edhe për zgjedhjen e ministrave të rinj në Qeveri të cilët janë me propozim të ASH-së.

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR