• e enjte, 26 dhjetor 2024

Vazhdon debati për Onkologjinë në Komisionin e Kuvendit për financim dhe buxhet

Vazhdon debati për Onkologjinë në Komisionin e Kuvendit për financim dhe buxhet

Shkup, 13 tetor 2023 (MIA) - Debati për Komisionin e Kuvendit për financim dhe buxhet, për raportet përfundimtare të revizorit të autorizuar shtetëror për revizionin e kryer të raporteve financiare dhe revizionit të harmonizimit për vitin 2021 në ISHP Klinika universitare për radioterapi dhe onkologji Shkup, vazhdon edhe sot.

Anëtarët e Komisionit gjatë ditës së djeshme kanë pasur mundësi të parashtrojnë pyetje lidhur me raportet.

Paraprakisht, u formua edhe Komisioni anketues për skandalin e lidhur me këtë klinikë. Vendimi për Komisionin anketues u miratua më 20 shtator, pasi pas informatave në opinion për keqpërdorimin e ilaçeve në këtë klinikë, Prokuroria publike ka hapur procedurë parahetimore.

Informatat për keqpërdorim të ilaçeve në klinikë, shkaktuan reagime në opinion dhe një sërë protestash. bsh/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR