• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Vazhdon debati për ndotjen e ajrit

Vazhdon debati për ndotjen e ajrit

Shkup, 22 maj 2025 (MIA) - Në seancën e Komisionit kuvendor për shëndetësi sot duhet të mbahet vazhdimi i debatit me temën "Efektet e ndotjes së ajrit në Shkup dhe në qytete tjera mbi shëndetin e njerëzve dhe masat që ndërmerren për mbrojtjen e shëndetit publik".

Debati filloi pardje, ndërsa vazhdimet janë paralajmëruar për nesër dhe më 26 maj. Komisioni i Shëndetësisë ftoi dëshmitarë nga organe të ndryshme shtetërore, institucione, ndërmarrje publike, institucione shkencore dhe organizata civile të japin deklarata dhe përgjigje për anëtarët e Komisionit dhe deputetët tjerë.

Drejtoresha e Institutit për Shëndet Publik Marija Andonovska në debatin e djeshëm tha se ISHP në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë ndërmerr masa për zbutjen dhe zvogëlimin e pasojave shëndetësore nga ndotja e ajrit.

Andonovska tha se Instituti bashkëpunon me autoritetet lokale për krijimin e politikave, me qëllim uljen e emisioneve të materieve ndotëse dhe sqaroi se qytetarët edukohen dhe informohen përmes ueb faqes për nivelin e ndotjes. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR