• e shtunë, 23 nëntor 2024

Vazhdon debati për amendamentet për uljen e TVSH-së për energjinë elektrike

Vazhdon debati për amendamentet për uljen e TVSH-së për energjinë elektrike
Shkup, 6 korrik 2021 (MIA) – Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet sot e vazhdoi debatin e amendamenteve Propozim-ndryshimet e Ligjin për vlerën e shtuar me çka propozohet që sivjet të ketë ulje të TVSH-së për energjinë elektrike nga 18 në 5 përqind. Nuk u pranua amendamenti me të cilin është kërkuar që ulja të jetë edhe për kompanitë dhe industrinë, e jo vetëm për amvisëritë në tregun e rregulluar. Debati kaloi në përplasje dhe akuza të ndërsjella të qeverisë dhe opozitës, në kohën e të cilës çmimi i energjisë elektrike ishte më i shtrenjtë dhe kur kompanitë energjetike në pronësi shtetëror kishin humbje më të mëdha. Debati i amendamenteve, sipas paralajmërimeve vazhdon nesër. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR