• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Vazhdon debati i komisionit për zgjedhjen e Keti Petkovës për anëtare e Këshillit të Prokurorëve Publikë

Vazhdon debati i komisionit për zgjedhjen e Keti Petkovës për anëtare e Këshillit të Prokurorëve Publikë

Shkup, 15 qershor 2023 (MIA) - Në Komisionin Kuvendor  për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve sot ka vazhduar debati për zgjedhjen e Keti Petkova, avokate nga Gjevgjelia, e cila më herët ka punuar në Prokurorinë Speciale Publike, për anëtare të  re e Këshillit të Prokurorëve Publikë.

VMRO-DPMNE-ja opozitare nuk  jep mbështetje për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Prokurorëve Publikë, ndërsa deputetët e kësaj partie kanë paralajmëruar debate dhe fjalime të gjata, sikur edhe më parë për propozimet për gjykatësit kushtetues. 

Kandidatë për anëtarë të Këshillit të Prokurorëve Publikë, përveç Keti Petkovës, janë edhe Svetllana Zhupanoska, bashkëpunëtore gjyqësore në Gjykatën Themelore Civile Shkup dhe Mitko Mitrevski, sekretar i përgjithshëm i Prokurorisë Publike.

 Nga tre kandidatët e paraqitur, anëtarët e Komisionit Kuvendor për Çështje  të Zgjedhjeve dhe Emërimeve duhet të zgjedhin dy për të plotësuar vendet e zbrazura në Këshill, për shkak të daljes në pension të dy anëtarëve të tij. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR