• e premte, 27 dhjetor 2024

Vazhdon debati i Komisionit për tatimin e solidaritetit

Vazhdon debati i Komisionit për tatimin e solidaritetit

Shkup, 25 korrik 2023 (MIA) - Komisioni parlamentar për çështje evropiane sot duhet ta vazhdojë debatin rreth amendamentit për Propozim ligjin për tatimin e solidaritetit, që me ndryshimet e propozuara të ligjege për TVSH-në dhe për tatimin e fitimit, janë dorëzuar nga Qeveria me flamur evropian me procedurë të shkurtuar.

Për Propozim ligjin për tatimin e solidaritetot janë parashtruar tre amendamente. Në ditën e parë të debatit, dje është refuzuar kërkesa e deputetëve të VMRO-DPMNE-së që për këtë ligj të mbahet debat publik.

Deputetët e opozitës gjatë debatit e kanë kritikuar propozimin me qëndrimin se Qeveria nuk ka të drejtë t'u imponojë shpenzime tjera firmave, të cilët luftojnë të punojnë me ndershmëri, si dhe se askund në Evropë vendet nuk kanë vendosur tatim solidariteti që të taksojnë kompani, që kanë realizuar të ardhura.

Pohimet e këtilla i ka hedhur poshtë ministri i Financave, Fatmir Besimi, i cili theksoi se ka në Kroaci, Hungari, Bullgari, Spanjë dhe në vendet tjera të BE-së, por edhe në Britaninë e Madhe, e cila nuk është anëtare e Unionit.

Besimi theksoi se tri pikat e para të memorandumit që Qeveria duhet të nënshkruajë me Komisionin Evropian janë këto tri ligje të reformës tatimore (tatimi i solidaritetit, tatimi mbi vlerën e shtuar dhe tatimi i fitimit) dhe për këtë arsye janë duke u diskutuar në Komisionin për çështje evropiane.

Propozimi i Ligjir për tatimin e solidaritetit i propoziar nga Ministria e Financave, parashikon vendosje të tatimit për solidaritet për vitin 2023 si tariffë publike e njëfishtë, e jashtëzakonshme dhe të përkohshme, me ç'rast obligues pagesor i këtij lloj tatimi është tatim-paguesi i fitimit konform Ligjit për tatimin e fitimit, i cili në vitin 2022 ka realizuar të ardhura të përgjithshme më të mëdha se 615.000.000 denarë. 

Odat ekonomike janë kundër vendosjes së taksës së solidaritetit dhe kanë kërkuar vazhdimisht tërheqjen e saj. Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut përmes Klubit 100 i ka dërguar letër kryetarit të Kuvendit, kryeministrit dhe ministrit të Financave, me të cilën kërkojnë ndalimin e miratimit të ligjit. mb/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR