• e enjte, 26 dhjetor 2024

Vazhdon debati i amendamenteve për ribalancin e Buxhetit

Vazhdon debati i amendamenteve për ribalancin e Buxhetit

Shkup, 1 gusht 2024 (MIA) - Në Komisionin kuvendor për financim dhe buxhet sot vazhdon debati i amendamenteve për ribalancin e buxhetit për vitin 2024.

Janë dorëzuar 58 amendamente, ndërsa në ditët e fundit të kaluara, janë pranuar 20-të amendamente.

Sipas pritjeve të shumicës qeveritare, ribalanci duhet të miratohet në javën e dytë të gushtit.

Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska në ekspoze në fillim të debatit për ribalancin e Buxhetit theksoi se ai është përshtatur sipas gjendjes aktuale në Buxhet dhe se janë siguruar mjete për gjithçka që duhet të paguhet sipas ligjit.

Për deputetët e shumicës parlamentare, ribalanci është për shpëtim të shtetit sepse mjetet në Buxhet ishin planifikuar vetëm për gjashtë muajt e parë të vitit dhe mungojnë para për obligime që duhet të paguhen nga ana e shtetit, ndërsa vlerësimi i opozitës është se ribalanci është përshtatur për t'i plotësuar marrëveshjet e koalicionit dhe nuk bëhet fjalë për kurrfarë kursimi sepse nga Buxheti duhet të paguhen të paktën 12 funksionarë të rinj nga katër Ministritë e reja. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR