• e shtunë, 23 nëntor 2024

Vazhdon debati i amandamenteve për ndryshimet e Ligjit për lojërat me fat dhe për lojërat argëtuese

Vazhdon debati i amandamenteve për ndryshimet e Ligjit për lojërat me fat dhe për lojërat argëtuese

Shkup, 11 janar 2024 (MIA) - Komisioni i Kuvendit për çështje evropiane sot duhet të vazhdojë me debatin e amandamenteve për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat me fat dhe për lojërat argëtuese, të parashtruar nga Qeveria. Për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit gjithsej janë parashtruar 19 amandamente, prej të cilave 10 nga deputetët e VMRO-DPMNE-së, të përpunuara në bashkëpunim me Asociacionin e bastoreve sportive të Maqedonisë (ABSM) dhe Asocioacionin e organizatorëve të lojërave me fat (AOLF). Komisioni gjatë seancës së djeshme ka shqyrtuar dhe nuk ka miratuar katër amandamente të parashtruara nga deputetët e VMRO-DPMNE-së. Debati i amandamenteve mund të zgjas më së shumti tre ditë.

Seanca e djeshme e Komisionit u zhvillua me seri të akuzave mes deputetëve nga opozita dhe nga partitë në pushtet. Ata mes vete këmbyen akuza për mbrojtje të biznes interesave të dikujt, ndërsa ata nga blloku opozitar akuzojnë edhe për "keqpërdorim të sërishëm të flamurit evropian për miratimin e ligjeve jothelbësore".

 

Собраниската Комисија за европски прашања започна со расправа по дневниот ред на кој се ставени шест точки, петте предлог-законски измени за коридорите 8 и 10д, и Предлог-законот за Академија

Me Propozimin e ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat me fat dhe lojërave argëtuese, i cili është propozuar nga Qeveria, propozohet kufizimi i hapësirave, ku organizohen lojërat elektronike me fat, respektivisht të mund të organizohen vetëm në hapësira të lojërave të posaçme me fat, për të cilat kanë marrë pëlqim nga Ministria e Financave.

Me qëllim që të zvogëlohet hapja e pakufizuar e vendeve për pagesë në bastore, respektivisht të hapësirave afariste në klubet me automatë, e me këtë edhe të pamundësohet qasja e lehtë e popullatës deri te lojërat me fat, propozohet vendosja e kufizimit të numrit të vendeve për pagesë në bastore me licencë të dhënë, si dhe kufizim të numrit të lokaleve afariste të klubeve me automatë, që hapen me një licencë dhe vendosje të kompensimit për çdo vend të hapur për pagesë në bastore dhe për çdo lokal të ri afarist për automat klube.

"Zgjidhjet themelore e Propozim ligjit janë: bashkëpunëtorët e shoqërisë, që kanë parashtruar kërkesë për licencë ose që dëshirojnë të hyjnë në shoqërinë ekzistuese që posedon licencë për lojërat e fatit, duhet të posedojnë reputacion; hapësirat afariste ku organizohen lojëra të fatit në bastore dhe në klub me automatë, tombolë të tipit të mbyllur dhe lojëra elektronike të fatit, duhet të vendosen në distancë jo më të vogël se 500 metra nga shkollat fillore dhe të mesme; mënyra e matjes së distancës do të
përcaktohet me rregullore, që miratohet nga ministri i Financave; vendoset sistem informativ mbikëqyrës për organizatorët e lojërave elektronike të fatit dhe lojërave të fatit në internet; rritet kompensimi mujor për lojërat e lotarisë dhe lojërat elektronike të fatit; lojërat elektronike e fatit mund të organizohen në hapësira ku organizohen lojërave të veçanta të fatit për të cilat Ministria e Financave ka dhënë pëlqim; vendoset mënyra e re e llogaritjes dhe pegimit të detyrimit të veçantë për organizatorët e lojërave të veçanta të fatit (kazino, batore dhe klub me automatë); vlera e kompensimit për lëshimin e licencës për bastore, rritet nga 105.000 euro në 200.000 euro, kufizohet numri i vendeve të pagesës në 25 për një licencë të lëshuar. Për çdo vend të ri të pagesës mbi 25, organizatori do të paguajë kompensim në vlerë prej 10.000 eurove; vlera e kompensimit për lëshimin e licencës për klub me automatë, rritet nga 78.750 euro në 100.000 euro. Licenca për organizimin e lojërave të fatit në klub me automatë i referohet tri hapësirave afariste dhe vendoset kompensim në vlerë prej 30.000 eurove; rregullativa e lojërave të fatit në internet përforcohet me zbatimin e Rekomandimit të Komisionit mbi parimet e mbrojtjes së konsumatorëve dhe lojtarëve të shërbimeve online të bixhozit dhe parandalimit të të miturve të shfrytëzimit të bixhozit përmes internetit", qëndron në kumtesën e ueb faqes së Kuvendit. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR