• e martë, 20 janar 2026

Vazhdon aksioni për mirëmbajtjen e gjelbërimit në Çair në bashkëpunim me NP "Parqe dhe gjelbërime"

Vazhdon aksioni për mirëmbajtjen e gjelbërimit në Çair në bashkëpunim me NP

Shkup, 15 janar 2026 (MIA) - Aktivitetet në terren vazhduan sot me ritëm të shtuar dhe rezultate të dukshme në kuadër të fushatës njëjavore për mirëmbajtjen e gjelbërimit në komunën e Çairit, e cila po zbatohet në bashkëpunim me NP "Parqe dhe Gjelbërime".

Siç informojnë nga Komuna Çair, aksioni është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për mirëmbajtjen e mjedisit urban.

"Gjatë kësaj faze janë pastruar dhe rregulluar zonat e gjelbra përgjatë rrugëve 'Nikolla Maleshevski', 'August Cesarec', 'Metodija Mitevski' dhe 'Ferid Murad', me çka janë mbledhur gjethet, janë larguar mbetjet sezonale dhe është kryer krasitja e degëve. Aksioni ka nisur nga Fushë Topanë – Mega Park dhe do të vijojë në zona të tjera të gjelbra, për t’u përmbyllur në Parkun e Çairit, qëndron në kumtesë. fc/

Foto: Komuna Çair
 
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR