• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Vazhdojnë trazirat në Klinikën për Toksikologji

Vazhdojnë trazirat në Klinikën për Toksikologji

Shkup, 21 maj 2024 (MIA) - Trazirat në Klinikën ppër Toskikologji në Shkup vazhdojnë. Drejtoresha organizative e Klinikës së Toksikologjisë Besija Iljazi, thuhet se u ka ndaluar punonjësve të komunikojnë me mediat pa leje.

"Ndalohet konvokimi i paautorizuar i konferencave për mediat e shtypura dhe ato elektronike, dhënien e intervistave, etj, të cilat do të dëmtonin interesat dhe reputacionin e klinikës. Takimet me gazetarët, media të tjera vetëm me informim paraprak deri tek u.d. drejtor organizativ. Mosrespektimi i këtij urdhëri do të jetë subjekt i sanksioneve", thuhet në njoftimin e nënshkruar nga Iljazi.

Nga Ministria e Shëndetësisë theksojnë se secili institucion shëndetësor që kryen veprimtari me interes publik është i detyruar të funksionojë në mënyrë të organizuar, në përputhje me rregullat në fushën e kujdesit shëndetësor.

"Sipas statutit të secilit institucion shëndetësor publik, duke përfshirë edhe këtë, opinioni sigurohet përmes pranisë së përfaqësuesve të mediave për informim publik në mbledhjet e bordeve drejtuese pas miratimit të marrë paraprakisht, me lëshimin e kumtesave për punë ose buletineve të klinikës, mundësimin e kontakteve të përfaqësuesve të mediave me drejtorin e klinikës ose me autorizimin e tij me ekspertë në fushën adekuate dhe infomim në mënyrë tjetër", thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Nga Inspektoriati Shtetëror sanitar njoftojnë për inspektim të ri në klinikë në ditët në vijim.

Nga ana e ISHSSH-së muajin e kaluar është kryer inspektim pas çka është lëshuar vendim, me të cilin u ndalohet qasja në klinikë për punëtorët shëndetësorë që nuk kanë kontratë pune.

Klinika funksionon vetëm me drejtor organizativ, pasi më 14 maj, ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri e shkarkoi drejtorin mjekësor në Klinikë, Daniell Petrovski për shkak të parregullsisë në punë, por se ai do të vazhdojë të punojë në Klinikë.

Trazirat në Klinikë nisën muajin e kaluar, kur punonjësit e Klinikës reaguan se drejtoresha organizative Iljazi ka insistuar që të punësohen 18 persona, të cilëve u ka skaduar kontrata e punës.

Ministria e Shëndetësisë në deklaratë për mediat të dhënë për mediat të hënën e kaluar njoftoi se drejtoresha organizative do të qëndrojë në detyën e saj për aq kohë sa nuk e shkel ligjin. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR