• e shtunë, 23 nëntor 2024

Vazhdojnë përplasjet mes kreut aktual dhe ish-liderit të VMRO-DPMNE-së, për Mickoskin partia asnjëherë nuk ka qenë më kohezive, Gruevski pretendon se është objektiv i sulmit të organizuar

Vazhdojnë përplasjet mes kreut aktual dhe ish-liderit të VMRO-DPMNE-së, për Mickoskin partia asnjëherë nuk ka qenë më kohezive, Gruevski pretendon se është objektiv i sulmit të organizuar

Shkup, 21 shtator 2023 (MIA) – Përplasjet publike mes liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski dhe ish-kryetarit të partisë dhe ish-kryeministrit Nikolla Gruevski vazhdojnë edhe sot.

Hristijan Mickovski, sot pas aktiviteteve në terren në Novaci, porositi se partia asnjëherë nuk ka qenë më kohezive dhe shprehu neveri për pretendimet në lidhje me "boshtin Ahmeti-LSDM-Gruevski për sigurimin e deputetëve". Gruevski u përgjigj përmes Facebook-ut me një kundërsulm, duke thënë se është objektiv i sulmeve të ashpra "në një kohë kur Mickovski dhe Zaevi për më shumë se gjysmë viti nuk i mohonin publikimet në media për bashkëpunimin e tyre të ngushtë dhe planet e përbashkëta".  

Протоколот што вчера го потпишаа министерот за надворешни работи Бујар Османи и неговата колешка од Бугарија Теодора Генчовска е дипломатски нокаут и капитулација, смета лидерот на ВМРО-ДПМНЕ

Mickoski tha sot se VMRO-DPMNE është parti e popullit dhe legjitimitetin e saj e thith nga populli. Ai vuri në dukje se partia udhëhiqet nga udhëheqja së bashku me strukturat e partisë, anëtarët dhe aktivistët.

"Pas asaj që po ndodh, madje mund të pranoj se i tejkaloi pritjet e mia sa i përket numrit të bashkëqytetarëve tanë që po aderojnë në VMRO-DPMNE-së kudo në Maqedoni në dy ditët e fundit. Nëse deri para do kohë isha në dilemë nëse jemi afër 61 deputetëve, tani më nuk kam dilemë të tillë", tha Mickoski, duke shprehur besimin se në zgjedhjet e ardhshme ata do të marrin 61 deputetë.  

Lidhur me përplasjet publike me ish-kryeministrin dhe kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Mickoski tha se kishte thënë atë që kishte për të thënë me zë të lartë dhe të qartë. Lidhur me faktin se Gruevski po lobon për të siguruar deputetët për ndryshimet kushtetuese, Mickoski shprehet se kjo është temë tjetër dhe se ai mund të flasë për veten.  

"Mund të flas për veten time, për qëndrimin e VMRO-DPMNE-së, e ju e dini qëndrimin tim dhe të VMRO-DPMNE-së. Nëse më pyesni për faktin se ekziston një bosht midis Ali Ahmetit - pjesë të strukturës së LSDM-së dhe Nikolla Gruevskit për sigurimin e deputetëve, unë absolutisht e dënoj, refuzoj dhe jam i neveritur nga gjithë kjo", thekson kreu i VMRO-DPMNE-së  

Kësaj Gruevski iu përgjigj përmes Facebook-ut me kundërsulm, duke thënë se është objektiv i sulmeve të ashpra "në një kohë kur Mickovski dhe Zaevi për më shumë se gjysmë viti nuk i mohonin publikimet në media për bashkëpunimin e tyre të ngushtë dhe planet e përbashkëta".  

 "Këto ditë, Hristijan Mickovski dhe udhëheqja e partisë në mënyrë mizore, të ashpër dhe të papritur më sulmuan dhe më akuzuan, e nga sot është e qartë se ata po zhvillojnë fushatë të parapërgatitur kundër meje, se unë gjoja kam përgatitur bashkëpunim me Qeverinë në dëm të partisë dhe kombit... Duke marrë parasysh se sulmet e tyre nuk janë të vërteta, prandaj nuk mund t'i mbështesin as me provat më të vogla, ata thonë se disa njerëz të tjerë kanë thënë dhe planifikuar diçka, kanë bërë marrëveshje, janë lëvduar ose diçka, por unë nuk jam askund, kështu që mbetet që ata, kryesisht të udhëhequr nga Mickovski i cili po përpiqet të përfshijë të gjithë të tjerët, me vetëdije, me qëllim, të përgatitur për një kohë të gjatë, me një plan dhe strategji, një fushatë marketingu dhe hapa të para-programuar, filluan jo vetëm një sulm, por edhe me fushatë të pistë kundër meje, pikërisht në mënyrë që të më bëjnë kundërshtarin e tyre dhe të na bëjnë dëm", shkroi Gruevski në Fejsbuk.

Anëtarëve të partisë, aktivistëve dhe të gjithëve në udhëheqje, Gruevski u thotë "të mendojnë për veten e tyre" dhe se ka "shumë mënyra për të shprehur besnikërinë ndaj partisë pa u bërë pjesë e lojërave të pandershme".

"U them anëtarëve të partisë, aktivistëve dhe të gjithëve në udhëheqje që të mos bien pre e strategjive të tilla të dëmshme, të mendojnë me kokën e tyre, të kërkojnë prova të forta kur i bëjnë ata të dënojnë dikë papritmas, që të mos kërkojnë falje një ditë dhe të justifikohen, se ata u mashtruan, se ata i besuan verbërisht dikujt, se tani ata ndjehen fajtorë, se nuk i kanë ditur gjërat mirë ose ngjashëm", shkroi Gruevski.

Përplasjet në Fejsbuk mes kreut aktual dhe ish-udhëheqësit të VMRO-DPMNE-së filluan pasi Mickoski i tha gazetës gjermane "Frankfurter algemajne cajtung" se Gruevski është në komunikim të fshehtë me Qeverinë dhe se "për të realizuar ndryshime kushtetuese,  Qeveria po përgatiste marrëveshje të pista".  

 Гледаме дека пратениците на ВМРО-ДПМНЕ не влегуваат на седници, не закажуваат седници на комисии  кои ги водат, односно не работат ништо во интерес на граѓаните.

LSDM, nga ana tjetër, është e mendimit se VMRO-DPMNE po përballet me probleme të mëdha të brendshme partiake dhe se LSDM nuk ka ndërmend të ndërhyjë në përplasjet e brendshme të partisë. Partia në pushtet gjithashtu theksoi se nuk do të ketë amnisti për ish-kreun e VMRO-DPMNE-së,  Nikolla Gruevski, dhe se ai do të arrestohej në momentin që do të shkelte në vend.  

Zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska tha sot se është evidente se problemet brenda partisë në Pallatin e bardhë dhe kampusin anti-BE janë të mëdha.  

"Opinioni është dëshmitar se përsëri përçarja e brendshme, grindjet dhe ndarjet në DPMNE që po kulmojnë këto ditë Mickoski po përpiqet t'ia ngarkojë LSDM-së. Përpjekjet për të krijuar konfuzion në publik dhe nevoja e dëshpëruar për të përfshirë LSDM-në në ndarjet e brendshme dhe grindjet në DPMNE nuk do ta ndihmojnë Mickoskin", tha Kuzeska.  

Ajo me porosi, siç tha ajo, "Mickoski i dëshpëruar nuk duhet të përziej aspak LSDM-në në përplasjen e ndërsjellë dhe t'i zgjidhë vetë grindjet".  

"Në fakt, opinioni ende pret përgjigje nga Mickoski për marrëveshjet me Gruevskin. A i fsheh në këtë mënyrë kërkesat për amnisti të bashkëpartiakëve të tij, pikërisht për shkak të pakënaqësisë ndaj tij brenda partisë së tij? Mickoski është kopje e zbehtë e Gruevskit. Politika e bllokadës së Mickovskit është gjithashtu vetëm kopje e origjinalit dhe padyshim që ka struktura në DPMNE që nuk janë të kënaqura me të", tha Kuzeska në konferencën e sotme për media.  

Ndërkohë, Bashkimi Demokratik për Integrim porositë se po ndjek nga afër shqetësimin e madh brenda radhëve të VMRO-DPMNE-së dhe ndarjet e thella që lindin në betejën midis integrimit dhe izolimit.  

"Kjo betejë e brendshme midis forcave në VMRO që mbrojnë integrimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe atyre që preferojnë izolimin bëhet në kurriz të shtetit dhe qytetarëve të tij, por edhe përmes abuzimit të institucioneve, proceseve në vend, si dhe partive politike dhe krerëve të partive", porositi BDI-ja përmes deklaratës.  

intervistën e fundit për procesin e negociatave në Përzhino dhe takimet me z. Zaev dhe z. Gruevski me temën e tejkalimit të situatës përmes procesit të së vërtetës dhe pajtimit.  

BDI thekson se ndryshimet në Kodin Penal fillimisht u kërkuan nga VMRO-DPME-ja para ndryshimeve kushtetuese të Marrëveshjes së Prespës.  

"Pas kësaj, Kodi Penal ishte edhe kërkesë e kryetarit të ri të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në takimet e liderëve dhe ato bilaterale, por pas distancimit të tij nga kreu i dikurshëm i VMRO-DPMNE-së, përkundër marrëveshjes së LSDM-së, ai u tërhoq nga kjo kërkesë. As shteti, as qytetarët, as mediat, as amerikanët dhe evropianët, as LSDM dhe BDI nuk janë armiq të VMRO-DPMNE-së, por të gjitha forcat progresive në vend po e shtyjnë VMRO-në të heqë dorë nga politika e saj izoluese dhe të bëhet pjesë e Maqedonisë Evropiane", konsiderojnë nga BDI-ja.  

Në intervistën e fundit për “360 Gradë”, Ahmeti tha se ndryshimet në Kodin Penal nuk kishin të bënin me Gruevskin, por kishin të bënin me harmonizimin me legjislacionin evropian.  

"Shqiptarët nuk e duan Gruevskin meqë u krijuar një atmosferë e tillë mediatike në të kaluarën...Mendoj se nëse sulmohet një njeri në media çdo ditë, kjo krijon një perceptim, por Nikolla Gruevski ishte kryeministër i këtij vendi për 10 vjet, ai ishte kryeministër i shqiptarëve, të mos jemi egoistë, të jemi racionalë, sepse para së gjithash jemi njerëz. Ai ishte kryeministri i këtij vendi dhe tani nuk duhet të përhapim urrejtje", tha Ahmeti, i cili shtoi se ajo urrejtje u zhvillua sepse më pas LSDM e përhapi atë përmes mediave.  

Antonio Milloshoski, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së dhe anëtar i parlamentit, tha se Qeveria e kryesuar nga Kovaçevski dhe Ahmeti kishte negociuar amnisti për Gruevskin në mënyrë që ai të ndikonte në ndarjet në VMRO-DPMNE dhe ndoshta t'i ndihmonte ata të votohen ndryshimet kushtetuese.  

Për ndryshimet në Kodin Penal, sipas Milloshoskit, u diskutua qysh tetë muaj më parë, kur u vendos komunikimi me Budapestin, dhe në negociatat, siç pretendon ai, janë përfshirë përfaqësues të lartë të LSDM-së dhe një ministër nga radhët e BDI-së.  

"Kemi indikacione dhe dokumentacione serioze në lidhje me negociatat që përfaqësuesit e LSDM dhe BDI i kanë pasur me ish-kryeministrin në Budapest dhe dokumentacion me shkrim këtu në Maqedoni", deklaroi dje Milloshoski. 

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR