• e enjte, 26 dhjetor 2024

Vazhdojnë bisedimet për metodologjinë për rritje të rrogave në sektorin publik

Vazhdojnë bisedimet për metodologjinë për rritje të rrogave në sektorin publik

Shkup, 5 korrik 2023 (MIA) - Vazhdojnë bisedimet për metodologjinë për rritje të rrogave në sektorin publik edhe sot, në format të grupit të punës, anëtarët e Këshillit socio-ekonomike (KSE) do të tentojnë t'i afrojnë qëndrimet rreth arritjes së zgjidhjes së mundshme.

Sindikatat mbeten në kërkesën inflacioni i cili vitin e kaluar ishte 14,2 për qind të jetë parametër bazë me të cilin do të rriten rrogat në sektorin publik dhe të gjithë të marrin rritje procentuale të rrogave, përderisa për pushtetin është kyçe të sillet zgjidhje e cila do të jetë sistematike dhe e qëndrueshme për ta rritur efikasitetin, produktiviteton dhe efektivitetin në sektorin publik.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi konsideron se kërkesat e sindikatave janë legjitime sepse, siç tha, ato luftojnë për mirëmbajtje të standardit jetësor para inflacionit. Në çdo takim, sipas Beismit, ka atmosferë dhe vullnet të vihet drejt zgjidhjes , por ajo, përmendi, dihet të jetë e shëndoshë, sistematike dhe e qëndrueshme.

Минатата недела Министерството за финансии ја информираше Владата дека започнува со реформа која ќе ја унапреди фискалната децентрализација во земјава. Предвидено е спроведување на повеќе мер

Sipas Besimit, Maqedonia e Veriut do të jetë vendi i parë në botë që do të indeksojë pagat në sektorin publik me bruto pagën mesatare.

"Ka disa gjëra të ndërthurura me krizën, sidomos kur flasim për inflacionin - është një fenomen që sjell shumë sfida dhe një pikë tjetër është spiralja. Këtu kërkesat e sindikatave janë legjitime, sepse luftojnë për të ruajtur standardin e jetesës para inflacionit. Edhe ne angazhohemi për këtë, por bisedojmë me ta për një hap më tej. Bisedimet janë duke u zhvilluar, nuk mund t'i publikojmë të gjitha aspektet në detaje, sepse nuk janë të harmonizuara plotësisht, por në përgjithësi jemi dakord në parim dhe do të jemi vendi i parë në botë që do të indeksojmë pagat e sektorit publik me bruto pagën mesatare. Ka shembuj me inflacion dhe me pagë minimale dhe me një bruto pagë mesatare që është në interes të punonjësve, mund të jemi të parët që përdorim një model të tillë. Një sugjerim është që marsi i vitit 2025 të jetë i plotë, por ne presim që procesi të përfundojë", theksoi ministri në një intervistë për TV Sitel.

Ministrja e Punës dhe Politkës Sociale, Jovanka Trençevska, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve sot tha se në negociatat për rritje të rrogave në sektorin publik deri më tani nuk është biseduar për 14 për qind, siç thanë dje përfaqësuesit e sindikatave pas mbledhjes së Këshillit socio-ekonomik.

Ministrja e Punës dhe Politkës Sociale, Jovanka Trençevska, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve sot tha se në negociatat për rritje të rrogave në sektorin publik deri më tani nuk është

"Unë nuk e di prej nga 14 për qind kur deri më tani nuk është biseduar për 14 për qind. Po bisedohet për sistem për rroga i cili do t'u përgjigjet të gjithëve, të mos harrojmë se rrogat e një pjese të nëpunësve shtetërorë u rritën më mars për 2.175 denarë, kjo varësisht, tek dikush është 7-8 për qind, tek disa madje edhe 16 për qind. Tani për momentin po bisedohet në suaza të Këshillit socio-ekonomik të gjendet zgjidhje sistematike. Po punohet të gjejmë sistem i cili do të jetë në rregull edhe për sindikatat edhe për punëdhënësit, përkatësisht edhe për Qeverinë edhe për të gjithë", u përgjigj Trençevska në pyetjen e gazetarëve, pas nënshkrimit të Programit për punë dinjitoze.

Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafillov, i cili mori pjesë në ngjarje, përsëriti se "inflacioni i cili vitin e kaluar sipas të dhënave zyrtare është 14.2 për qind, duhet të jetë parametër bazë sipas të cilit do të përllogariten rrogat e të punësuarve në sektorin publik.

"Nëse kemi parasysh se gjithçka është rritur për 14.2 për qind, rrogat tuaja automatikisht janë ulur për 14.2 për qind dhe në atë mënyrë ta eliminojmë momentin e humbjes së fuqisë blerëse dhe përkatësisht punëtorët të mund ta mbijtojnë muajin", tha Trendafillov.

Ai theksoi se nëse funksionarët nesër heqin dorë nga rrogat e tyre të rritura për 78 për qind secili i punësuar në sektorin publik do të merrte nga 1.500 në neto në llogarinë e vet, nëse ato para transferohen në rroga të të punësuarve në sektorin publik.

Në takimin e fundit partnerët social, siç informoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, janë dakorduar që negociatat e mëtutjeshme për metodologjinë për rritje të rrogave  në sektorin publik të zhvillohet në grup më të vogël të punës të përbërë nga anëtarët e KSE-së që do të punojë në mënyrë të përshpeshtuar, ndërkaq do të dalë me propozime deri në mbledhjen e ardhshme të KSE-së. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR