• e enjte, 28 nëntor 2024

Vazhdoi procesi gjyqësor për lehonën nga Dibra, seanca e ardhshme me ekspertë të Mjekësisë Ligjore

Vazhdoi procesi gjyqësor për lehonën nga Dibra, seanca e ardhshme  me ekspertë të Mjekësisë Ligjore

Strugë, 9 maj 2023 (MIA) - Me dëshminë e infermieres, e cila ka marrë pjesë në mjekimin e lehonës  Jilldiz Veaposka nga Dibra, së cilës i janë hequr tre organe pas lindjes me prerje cezariane në Spitalin e Strugës, në Gjykatën Themelore në Strugë sot ka vazhduar gjykimi   kundër tre mjekëve, gjinekologut Muhamed Asani, djalit të tij mjekut Blerton Asani dhe mjekes Liljana Jovanoska.

Seanca e ardhshme është caktuar për 21 qershor, kur tre ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore, me kërkesë të prokurorit publik përmes marrjes në pyetje do t'i parqesin    konstatimet nga ekspertiza mjeko-ligjore. 

 

Infermierja, e cila sot ka dhënë  deklaratë me kërkesë të mbrojtjes, ka treguar për ditën kritike, që nga vizita e mëngjesit te pacientja deri në hyrjen në sallën e operacionit.

E dëmtuara Veaposka, e cila ka mbetur pa mitër, vezore dhe veshkë, në një deklaratë për media ka thënë se deklarata e infermieres nuk ka qenë plotësisht e saktë dhe se ajo ka kërkuar që ta lëshojnë, por jo të shkojë në shtëpi, por për ta dërguar bashkëshorti në një spital në Shkup.

 “Kam kërkuar të shkoj, por jo të shkoj në shtëpi, por të vijë bashkëshorti im të më marrë dhe të më çojë në Shkup ose në ndonjë spital për të parë se çfarë po ndodh me mua”, tha Veaposka.

I bën  thirrje ministrit të Shëndetësisë të reagojë dhe për rastin e saj, për heqjen e licencave për punë të mjekëve të akuzuar.  

Avokati i Veaposkës, Sasho Janev, pret që me dëshmitë e ekspertëve mjeko-ligjorë  të zbardhen të gjitha dilemat  lidhur me atë  që ka ndodhur gjatë operacionit dhe shumë gjëra të bëhen më të qarta. ar/

 Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR