• e premte, 08 nëntor 2024

Vazhdoi debati kuvendor për rikonstruimin e qeverisë

Vazhdoi debati kuvendor për rikonstruimin e qeverisë

Shkup, 22 shkurt 2023 (MIA) - Me debat për propozimin për shkarkim të ministrit pa resor përgjegjës për diasporën, Xhemail Çupi, sot vazhdoi seanca e 104-të e Kuvendit kushtuar rikonstruimit të qeverisë.

Më herët, në kuadër të kësaj pike të parë të seancës, përfundoi debati për propozimet për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë Bekim Sali dhe të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti.

Sipas njoftimeve të fundit, gjithsej 39 deputetë janë regjistruar për të folur për propozimin për shkarkimin e Çupit.

Në fillim të seancës, e caktuar në ora 12:00, ishte paralajmëruar pauzë pasi koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski kërkoi praninë e kryeministrit Dimitar Kovaçevski.

Në rendin e ditës të seancës së 104-të janë edhe emërimet e ministrave të rinj - Krenar Loga për drejtësi, Fatmir Mexhiti për shëndetësi, Azir Aliu për shoqërinë informatike dhe administratë dhe Kaja Shukova për ministër të Mjedisit Jetësor.

Në kuadër të të kësaj seance duhet të shkarkohen edhe zëvendës ministrat e Mbrojtjes, Bujqësisë dhe Arsimit dhe Shkencës, Bashkim Hasani, Abdulshyqur Abedini dhe Lulzim Aliu.

Për zëvendës ministrat të rinjë në Qeveri propozohen Tiron Jajaga i Mbrojtjes, Viktorija Avranmovska - Madiq e Drejtësisë, Maja Manovleva e Shëndetësisë, Vjollca Berisha e Bujqësisë dhe Agim Nuhiu i Arsimit dhe Shkencës.

Seanca e 104-të filloi më 13 shkurt, ndërsa Kuvendi paraprakisht i ka konstatuar dorëheqjet e ministrit të Drejtësisë Nikolla Tupançevski dhe ministrit të Ambientit Jetësor Naser Nuredini, si dhe zëvendës ministrave të Shëndetësisë Vlladimir Rendevski dhe të Drejtësisë, Agim Nuhiu.

Foto: MIA arkiv

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR