• e martë, 25 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Vazhdohet për edhe 48 orë paraburgimi afatshkurtër për 16 persona për zjarrin në Koçan, dje janë arrestuar edhe dy persona

Vazhdohet për edhe 48 orë paraburgimi afatshkurtër për 16 persona për zjarrin në Koçan, dje janë arrestuar edhe dy persona

Shkup, 19 mars 2025 (MIA) – Prokuroria Themelore Publike Koçan deri te gjykata kompetente ka parashtruar propozime për vazhdimin e masës paraburgim afatshkurtër për 48 orë të reja për 16 persona deri më tani të përfshirë me procedurën për zjarrin në Koçan të cilëve kjo masë u skadon gjatë ditës, njoftoi PPRMV. Dje u është shqiptuar paraburgim afatshkurtër edhe dy personave. 

Nga Prokuroria sqarojnë se paraburgimi afatshkurtër është vazhduar sepse ende zgjasin veprimet e vëllimshme të grumbullimit të dëshmive për fillim formal të hetimit. 

Edhe dy personave, me propozim të prokurorisë, paraburgim u është caktuar gjatë ditës së djeshme dhe ai ende zgjat. 

Gjithsej masa paraburgim afatshkurtër deri në këtë moment është kërkuar për 18 persona. 

Në zjarrin në diskotekën “Puls” të Koçanit të dielën herët në mëngjes humbën jetën 59 persona, ndërsa janë lënduar më shumë se 150. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR