• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Vauçerë për vizitë në destinacione turistike në vend - masa e re për mbështetje të studentëve

Vauçerë për vizitë në destinacione turistike në vend - masa e re për mbështetje të studentëve

Shkup, 7 dhjetor 2023 (MIA) - Për studentët do të ketë vauçerë për turizëm si masë shtesë për përmirësimin e standardit studentor, krahas mbështetjes për transport që është pjesë e paketës së masave antikrizë.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi njoftoi se studentët do të mbështeten me masë të re - vauçerë për vizitë të destinacioneve turistike në vend. Për këtë do të ndahen 64 milionë denarë dhe fillimisht do të përfshihen rreth tre 3 deri katë mijë studentë, e pastaj pritet të rritet numri.

Në takimin me përfaqësuesit e studentëve nga universitetet shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë, në të cilin mori pjesë edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, u diskutua edhe që studentët, si dhe femrat sipërmarrëse në ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, të kenë përparësi ndaj thirrjeve për subvencione.

Me masat për transport, duhet të përfshihen mbi 15 mijë studentë, të cilët studiojnë jashtë vendbanimit të tyre.

Varësisht nga harxhimet e llogaritura për transport, ata do të kenë vauçerë për udhëtim me vlerë prej 600 deri 1.200 denarë. Kompensimin do ta marrin gjatë shtatë muajve të ardhshëm, repsektivisht deri në fund të vitit akademik 2023/2024. ss/bsh/

Foto: MIA 

QËNDRONI TË LIDHUR