• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Vatikani bëri thirrje për çrrënjosjen e armëve bërthamore

Vatikani bëri thirrje për çrrënjosjen e armëve bërthamore

 Vatikan, 24 shtator 2024 (MIA) - Synimi për paqe të përgjithshme është qëllimi, ndërsa kjo nënkupton çarmatim të përgjithshëm dhe veçanërisht eliminimin e armëve bërthamore, deklaroi Pjetro Parloni, sekretari shtetëror i Vatikanit, në prag të seancës së 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork.

 Parolini shtoi se e gjithë bota është kapur nga kriza e rrezikshme dhe se është koha që të mbrohet dinjiteti njerëzor. 

 "Duhet të garantojmë të ardhme të sigurt në të cilën të gjithë njerëzit ta gëzojnë zhvillimin, si individë dhe si komunite. Vetëm në këtë moment nuk guxojmë që t'i mbyllim sytë para tragjedive me të cilat ballafaqohet njerëzimi", vlerësoi Parolini. 

 Sipas tij, për një të ardhme paqësore dhe të prosperuese është nevojitet që vullneti politik të përdorë të gjitha mjetet që do të çojnë drejt zhvillimit të qëndrueshëm.

 Në fjalimin e tij në selinë e KB-së, sekretari shtetëror i Vatikanit u përqendrua  në problemin me varfërinë në botë, për të cilin tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të forcojë më tej të gjitha aktivitetet e tij për çrrënjosjen e saj. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 



QËNDRONI TË LIDHUR