• e diel, 06 tetor 2024

Vatër e re e murtajës së derrave është regjistruar në fshatin e Dellçevës, Trabotivishtë

Vatër e re e murtajës së derrave është regjistruar në fshatin e Dellçevës, Trabotivishtë

Dellçevë, 24 gusht 2023 (MIA) - Vatër e re e murtajës së derrave është regjistruar në fshatin e Dellçevës, Trabotivishtë. Ekipe të AUV-së, nga shoqata kompetente veterinare dhe nga vetëqeverisja lokale sot po zbatojnë masa për kontroll dhe parandalim të përhapjes së sëmundjes. Korrespondenti i MIA-s i cili ndodhejn në vendin e ngjarjes e regjistroi aktin e kryerjes së eutanazisë tek kafshët e sëmura dhe mënjanimin e tyre nga ferma ku është konfirmuar sëmundja.

"Për momentin, ekipe të AUV-së, nha shoqata kompetente veterinare dhe nga vetëqeverisja lokale po zbatojnë masa për kotnroll dhe parandalim të përhapjes së sëmundjes. Po bëhet eutanizimi i kafshëve të sëmura dhe mënjanimi i tyre i padëmshëm nga ferma ku është konfirmuar sëmundja, si dhe fermat kontaktuese ku nuk mund të përjashtohet prania e sëmundjes, përveç në fermat komerciale të cilat janë kategorizuar me rrezik të ulët", informoi AUV.

Siç shtojnë nga atje, po kryhen edhe masa për hulumtim epidemiologjik për konstatimin e burimit të mundshëm të infektimit, regjistrim dhe identifikim i të gjitha derrave në fermë, mënjanimi dhe asgjësimi jo i dëmshëm i pajisjes e cila nuk mund të dezinfektohet, si dhe i barit të thatë, ushqimti dhe plehrave të fermës.

"Nën mbikëqsrje të veterinarit zyrtar po kryhen edhe masa për pastrim dhe dezinfektim të pajisjes dhe automjeteve. Në fuqi është dnalesa pë ruajtje të derrave në ambient të hapur dhe ndalesa për lëvizje dhe transport në dhe nga zona, përveç kur dërgohen në thertore", thonë nga AUV.

Regjistrimi do të bëhet edhe për derrat në fermat e zonës nën mbikëqyrje ku gjithashtu është e ndaluar ruajtja e derrave në ambient të hapur, lëvizja dhe transporti në dhe nga zona përveç kur lëvizin në thertore të miratuar për therje. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR