• e enjte, 26 dhjetor 2024

Vasko Kovaçevski largohet nga funksioni për arsye personale, në vendin e tij vjen Vasko Stefanov

Vasko Kovaçevski largohet nga funksioni për arsye personale, në vendin e tij vjen Vasko Stefanov

Shkup, 6 prill 2023 (MIA) - Drejtori i SHA EMV Vasko Kovaçevski për arsye personale ka dhënë dorëheqje nga funksioni dhe në vendin e tij në seancën e ardhshme të qeverisë do të emërohet, Vasko Stefanov.

Informacionin e konfirmoi kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri kushtuar raportit vjetor të SHA EMV. 

“Dëshiroj personalisht t'i shpreh falëndetim sepse gjithë diturinë dhe mundin dhe kohën e ka investuar në menaxhimin e kompanisë në një situatë jashtëzakonisht të vështirë dhe delikate që erdhi nga kriza energjetike”, tha kryeministri Kovaçevski. 

Për vendimin e drejtorit të SHA  EMV, kryeministri tha se kanë biseduar që gjatë vitit të kaluar dhe se dorëheqja do të dorëzohet me gojë sot në mëngjes, ndërsa nesër me shkrim, e cila do të konstatohet në seancën e ardhshme të qeverisë.

Kovaçevski në korrik të vitit 2019 u zgjodh kryetar i Këshillit Drejtues dhe drejtor i përgjithshëm i SHA EMV. Në funksion erdhi nga pozita e drejtorit të REC “Manastir”, ku është emëruar në janar të vitit 2018.

Kovaçevski është inxhinier i diplomuar në inxhinieri termoenergjetike. Ai është ish-këshilltar në Këshillin e Komunës së Manastirit në periudhën nga viti 2013 deri në vitin 2014, si dhe deputet në dy mandate nga viti 2014 deri në vitin 2016 dhe nga viti 2016 deri në vitin 2017.

Për shkak të pensionimit nga SHA EMV, do të largohet edhe Dobrilla Stefanova, ndërsa në vend të saj, anëtare e re e Këshillit Drejtues dhe drejtoreshë e financave do të emërohet Marija Pejkova. ar/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR