• e enjte, 26 dhjetor 2024

Varheji: Përkushtimi për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës është një hap i guximshëm drejt BE-së

Varheji: Përkushtimi për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës është një hap i guximshëm drejt BE-së

Bruksel, 19 mars 2023 (MIA) - Komisari evropian për zgjerim, Oliver Varheji sot deklaroi se përkushtimi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës tregon guximin dhe vendosmërinë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Varheji në profilin e tij në Tuiter ka uruar Beogradin dhe Prishtinën pas përfundimit të dialogut të djeshëm në Ohër nën patronazhin e BE-së.

Ai shkroi se “BE është e gatshme t'i mbështesë të dyja palët në procesin e zbatimit”.

Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Zhosep Borel, mbrëmë në Ohër pas takimit mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti deklaroi se të dyja palët arritën marrëveshje për aneksin e zbatimit të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.

“Më në fund pas 12 orësh kemi marrëveshje se si do ta implementojmë marrëveshjen që Serbia dhe Kosova e arritën më 27 shkurt në Bruksel”, deklaroi madje Boreli në Ohër.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR