• e mërkurë, 03 korrik 2024

Varheji ia uron fitoren Siljanovska Davkovës: T’i përshpejtojmë reformat për të çuar para negociatat qasëse

Varheji ia uron fitoren Siljanovska Davkovës: T’i përshpejtojmë reformat për të çuar para negociatat qasëse

Bruksel, 9 maj 2024 (MIA) – Komisari evropian për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë, Oliver Varheji ka uruar Gordana Siljanovska Davkovën për fitoren në zgjedhjet e djeshme presidenciale në vend.

"Urime për presidenten e re të Maqedonisë së Veriut! Me padurim pres të punojmë me presidenten Gordana Siljanovska Davkova për të përshpejtuar reformat e nevojshme për të çuar përpara procesin e negociatave qasëse", tha Varheji në urimin në platformën Iks.

Siljanovska Davkova në përgjigjen e publikimit ka falënderuar Varhejin për urimin, duke shprehur gatishmëri për bashkëpunim në realizimin e “projektit më të rëndësishëm strategjik maqedonas”.

"Faleminderit shumë z. komisar Oliver Varheji! Si një nga themeluesit e lëvizjes evropiane në Maqedoni dhe në ish Jugosllavi, mezi pres të bashkëpunoj me Komisionin Evropian për të përfunduar projektin më të rëndësishëm strategjik maqedonas", ka thënë Siljanovska Davkova.

Foto: Iks

QËNDRONI TË LIDHUR