• e enjte, 26 dhjetor 2024

Varheji pas takimit me Murtezanin: Nuk ka kohë për të humbur në kompletimin e hapave të nevojshme

Varheji pas takimit me Murtezanin: Nuk ka kohë për të humbur në kompletimin e hapave të nevojshme

 Bruksel, 4 shtator 2024 (MIA) - Kemi pasur një shkëmbim të mirë të mendimeve për procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut, njoftoi sot pasdite në Iks eurokomisari për Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerim Oliver Varheji, duke informuar për takimin e tij të sotëm me ministrin për Çështje Evropiane Orhan Murtezani.

 "Zgjerimi është qëllimi ynë i përbashkët. U dakorduam se nuk ka kohë për t'u humbur kur bëhet fjalë për kompletimin e hapave të nevojshme", theksoi Varheji, duke shtuar se të gjitha mjetet janë këtu për t'u bërë sukses i madh për njerëzit në vend. 

 

Paraprakisht, në deklaratën për MIA-n, Murtezani theksoi se në takim është biseduar për integrimin evropian të vendit, për sfidat dhe pengesat e rrugës së tij drejtë anëtarësimit të plotë në BE, duke përfshirë edhe ndryshimet kushtetuese, si dhe Planin për rritjen e Ballkanit Perëndimor dhe agjendën e reformave lidhur me të. qa/

Foto: X

 

QËNDRONI TË LIDHUR