• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Varadkar: Lufta kundër korrupsionit nuk do të përfundojë kur të anëtarësoheni në BE

Varadkar: Lufta kundër korrupsionit nuk do të përfundojë kur të anëtarësoheni në BE

Shkup, 12 janar 2024 (MIA) - Lufta kundër korrupsionit është një betejë e vazhdueshme që nuk do të përfundojë kur të anëtarësoheni në BE, por ajo duhet të vazhdojë më tej, porositi sot kryeministri irlandez, Leo Varadkar në konferencën e përbashkët me kryeministrin, Dimitar Kovaçevski në Shkup. 

"Në takimin tonë me kryeministrin Kovaçevski, ai theksoi se korrupsion ka gjithandej dhe mund të ndodhë edhe në Bashkimin Evropian, dhe ajo nuk është unik për ndonjë vend të caktuar, apo për ndonjë juridiksion të veçantë. Por unë mendoj se raste të tilla duhet të ndiqen penalisht, sepse kështu u dërgohet mesazh njerëzve se nëse përfshihen në veprime korruptive nuk do të kenë sukses", nënvizoi Varadkar.

Sipas tij, si anëtare të BE-së duhet ta pranojnë faktin se korrupsioni mundë të ndodhë edhe në vendin e tyre dhe në BE. 

Varadkar, në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve, ka përsëritur mbështetjen e fuqishme për anëtarësimin e vendit në BE, theksoi se këtë vit do të ketë formacion të ri të Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian, dhe se do të doja që hapja e negociatave të ndodhte gjatë mandatit të Komisionit të ardhshëm dhe Parlamentit të ardhshëm.

"Besoj se kjo kërkon shumë punë, këtu në Maqedoninë e Veriut, por kërkohet edhe bashkëpunim dhe ndihmë nga vendet e tjera evropiane. Do të doja të shihja disa vende që do t'i bashkohen BE-së në mandatin e Parlamentit të ardhshëm dhe Komisionit të ardhshëm. Besoj se do të dërgojë një mesazh të fortë për të gjitha vendet e rajonit, se hapat në rrugën evropiane do të shpërblehen. Nuk mund të themi gjithmonë se duhet bërë diçka për t'u bashkuar me BE-në dhe më pas të mos e lejojmë atë anëtarësim. Besoj se kjo është ajo që ndodhi me Ukrainën, prandaj hapat duhet të përshpejtohen dhe kjo është arsyeja pse duhet përshpejtim nga të dyja palët, reforma të përshpejtuara në vendin që dëshiron të anëtarësohet, por edhe një gatishmëri më e madhe e BE-së për të pranuar shtetet e reja anëtare, veçanërisht anëtarët e vegjël që nuk kanë një popullsi të madhe dhe nuk mendoj se do të pengojnë buxhetin dhe sistemin që mund të ndodhë me një zgjerim më të madh", tha Varadkar. 

Kryeministri Kovaçevski është pajtuar me homologun e tij irlandez se lufta kundër korrupsionit është luftë e cila asnjëherë nuk ndalet. 

"Ajo gjithmonë ka dy elemente, së pari është identifikimi. Dhe vetë fakti që theksoni se ka korrupsion, do të thotë se është i dukshëm dhe i zbuluar. Dhe elementi i dytë, është ndjekja penale nga organet kompetente që janë të ngarkuara për ndjekjen penale të atyre që janë autorë të një vepre të caktuar që është në kundërshtim me ligjin. Korrupsion ka gjithandej. Korrupsion ka edhe në Parlamentin Evropian. Aty u identifikuan zyrtarë të rangut të lartë që ishin përfshirë në rregullimin e dhënies së një vendi pritës në një Kupë Bote. Ata u identifikuan dhe u proceduan penalisht. Sistemi në vendin tonë mundëson ndjekje të pavarur të secilit kryerës të identifikuar të një krimi, prandaj ka institucione përgjegjëse që nuk janë pjesë e Qeverisë, por janë organe të pavarura gjyqësore", tha Kovaçevski. qa/ab/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR