• e shtunë, 23 nëntor 2024

Vankovska: Garën e shpallur paraprakisht të përfunduar e konsideroj të parakohshme

Vankovska: Garën e shpallur paraprakisht të përfunduar e konsideroj të parakohshme

Shkup, 24 prill 2024 (MIA) - Kandidatja për presidente e shtetit e propozuar nga E Majta, Biljana Vankovska sonte para se partia të salë me indikacione për atë se si lëvizin rezultatet nga votimi i sotëm deklaroi se jehona dyfish e rritur në krahasim me zgjedhjet presidenciale të vitit 2019, flet për ofertën më të madhe që e kanë pasur qytetarët, por edhe nevojën e votuesve që ta shprehin votën e tyre. Vlerësoi se atë që disa media tashmë i kanë shqiptuar fituesit nuk është sjellje demokratike.

Shprehu keqardhje që, siç tha, fitohet përfshtypje se në vend zhvillohen dy procese paralele zgjedhore, sepse dy kundërkandidatët nga blloku shqiptar, sikur të garonin mes vete rreth asaj si kanë kaluar dhe si kjo do të reflekhtohet në zgjedhje prarlamentare. Sipas saj, do të ishte më mirë kur të gjithë kandidatët do t'i drejtoheshin të gjithë opinionit.

Lidhur me bllokun maqedonas, ajo vërejtu se disa media tashmë i kanë shpallur fituesit në rrethin e parë të zgjedhjeve për president, që tregon favorizim dhe konsideron se kjo nuk është sjellje demokratike. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR