• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Vankovska: E vetme kundër gjashtë kandidatëve për ndërprerjen e politikave dhe praktikave të deritashme

Vankovska: E vetme kundër gjashtë kandidatëve për ndërprerjen e politikave dhe praktikave të deritashme

Shtip, 5 prill 2024 (MIA) - E vetme kundër gjashtë kandidatëve, me këtë atu, profesoresha Biljana Vankovska po merr pjesë në zgjedhjet presidenciale, theksoi ajo sot nga Shtipi ku në disa lokacione të qytetit realizon takime me qytetarët. Ajo tha se hapi i parë që do të bëjë është ndërprerja e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Republikën e Bullgarisë. Ajo thotë se jo vetëm varfëria i dëmton qytetarët, por edhe aspekti kombëtar. 

"Atu i Biljana Vankovskës është se do të jetë e vetme kundër gjashtë personave. Ajo çfarë përfshihet në Programin tim nuk do ta gjeni te asnjë kandidat tjetër, kështu që ne shkojmë jo vetëm për të qenë interesantë apo origjinal, por sepse besojmë se ecja në një rrugë që nuk na çon askund veçse në humnerë kërkon zgjidhje përfundimtare radikale, një fund të politikave dhe praktikave ekzistuese. Mund të tingëllojë shumë për qytetarët, por mendimi im është tani ose kurrë", tha Vankovska. 

Deputeti Borisllav Kërmov tha se Vankovska është e vetmja kandidate që e prish status kuon. Ai është decid se po sjellin diçka të re në vend dhe sipas tij fushata e zezë tashmë ka nisur.

"Nuk presim, siç e patë që në fillim me interpretimin kreativ nga ASHMAA dhe ajo një minutë që na takonte na është përgjysmuar. Por, ne si parti jemi mësuar në raporte të padrejta", thotë Kërmov.

Kandidatja presidenciale e “Të Majtës”, Vankovska tha se në Shtip është pritur ngrohtë, siç nuk e priste vetë ajo. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR