• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Vankovska dhe Apasiev presin duel të dy grave në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Vankovska dhe Apasiev presin duel të dy grave në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Gostivar, 22 prill 2024 (MIA) - Kryetari i partisë "E Majta", Dimitar Apasiev dhe kandidatja për presidente Biljana Vankovska janë të kënaqur nga fushata parazgjedhore në rrethin e parë dhe presin duel të dy kandidateve në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Këtë e thanë në deklaratat pas hapjes së zyres së partisë në Gostivar.

Biljana Vankovska ka shprehur kënaqësi nga zhvillimi i fushatës, e cila sipas saj, ka kaluar në atmosferë të këndshme. Ajo ka shprehur vlerësim negativ për vijimin e debatit televizitv të të gjithë kandidatëve për president.

"Kuptohet mbetet dëshprimi rreth asaj se çka ka ndodhur mbrëmë në formë të të a.q. debat presidencial. Unë e vlerësoj si intervistë simultane me shtatë kandidatët, të cilët nuk patën ndonjë mundësi që t'i kryqëzojnë argumentet. Shumë çështje mbetën pa thënë", tha mes tjerash Vankovska.

Lideri i "Së Majtës" Dimitar Apasiev vlerësoi se periudha parazgjedhore ka kaluar mirë me fushatë dinamike dhe të dyfishtë. Ai vlerëson se "E Majta në aspektin e infrastrukturës po përforcohet", dhe, siç tha, "po bëhen më të mëdhenj se BDI-ja".

Për pritjet nga rrethi i parë, ai tha se presin numër rekord të votave. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR