• e premte, 08 nëntor 2024

Vandalizohen posterat e VLEN-it në Saraj

Vandalizohen posterat e VLEN-it në Saraj

Shkup, 4 maj 2024 (MIA)- Në disa lokacione në komunën e Sarajit janë vandalizuar posterat e Bekim Salit, kandidatit të VLEN-it për zgjedhjet parlamentare.

Autorët e kësaj vepre të shëmtuar ende janë të panjohur për autoritetet.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë gjatë kësaj fushate posterët dhe billbordet e VLEN-it të vandalizohen.

Më herët u djeg edhe billbordi i kandidatit të VLEN-it për president të shtetit Arben Taravari.

Edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë nga ajo vepër, ende nuk dihen autorët dhe rasti nuk është zbardhur, theksojnë nga koalicioni VLEN.

QËNDRONI TË LIDHUR