• e diel, 24 nëntor 2024

Valander - Petrovska: Nuk jemi vetëm aleatë, por edhe miq të cilët janë të bashkuar në vizionin për Evropë të qetë dhe të qëndrueshme

Valander  - Petrovska: Nuk jemi vetëm aleatë, por edhe miq të cilët janë të bashkuar në vizionin për Evropë të qetë dhe të qëndrueshme

Shkup, 16 nëntor 2023 (MIA) - Ne nuk jemi vetëm aleatë, ne jemi edhe miq të cilët janë të bashkuar në një vizion për Evropë të qetë dhe të qëndrueshme, që i ndjek dhe respekton parimet e lirisë dhe sundimit të drejtësisë, porositi ndihmësja e sekretarit të mbrojtjes së SHBA-së për punë ndërkombëtare dhe të sigurisë, Selest Valander, pas hapjes së Takimit të 20-të ministror SHBA - Karta e Adriatikut në Shkup. 

Valander, në konferencën e përbashkët për media me ministren e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sot në Shkup, tha se SHBA-ja mbetet fuqishëm e përkushtuar në politikën e dyerve të hapura në NATO, duke theksuar se janë krenarë për lidhjen të cilën e ndajnë me vendet e SHBA-së - Kartës së Adriatikut.  

"Në takimin e sotëm biseduam për thelbin e këtyre ideve dhe idealeve, duke theksuar se qëndrojmë bashkë me qytetarët e Ukrainës dhe me këtë e konfirmojmë se ajo është luftë për vlerat të cilat i respektojmë të gjithë ne. Na frymëzoi ky diskutim i gjerë, në kuptim të avancimit dhe përforcimit të bashkëpunimit tonë në mbrojtje. Bëhet fjalë për më shumë se strategji, bëhet fjalë për sigurinë tonë të ndarë dhe formimin e së ardhmes së përbashkët", theksoi Valander. 

Angazhimi dhe puna në kuadër të A5, dorëzimi i presidencës së Shqipërisë, si dhe misionit të NATO-s në Irak dhe të gjitha angazhimet e ardhshme të përbashkëta, sipas Valander, duhet të jenë përkujtues se çdo hap, është hap me të cilin paqja nuk është vetëm aspiratë, por edhe realitet për gjithë bashkësinë globale. 

"Fuqia e A5 nuk matet vetëm me fjalët të cilat i themi, por edhe përmes veprave të cilat i bëjmë. Në përgatitjen e ligjërimit të presidencës së Shqipërisë për vitin e ardhshëm, shpresoj se do të vazhdojmë në frymën e miqësisë dhe bashkëpunimit, që e shënoi qëndrimin tonë këtu", dekëaroi Valander. 

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska vlerësoi se intensifikimi i bashkëpunimit rajonal do të kontribuojë drejt përforcimit të sigurisë rajonale. 

"Më vjen mirë që pika e parë në deklaratën e përbashkët të cilën sapo e nënshkruam ka të bëjë pikërisht me përcaktimin tonë vendimtar të integrimit të plotë evropian dhe euroatlantik të vendeve të Evropës juglindore, por edhe të përkushtimit tonë në paqen dhe sigurinë rajonale dhe evropiane", porositi Petrovska. 

Theksoi se integrimi evropian dhe euroatlantik i vendeve të Evropës Juglindore do të jetë me rëndësi të madhe për sigurinë dhe qëndrueshmërinë rajonale. 

Shtoi se suksesi i nismës A5 i përket pikërisht asaj që katër nga psë vendet janë bërë anëtare të NATO-s dhe në mënyrë aktive kanë kontribuuar për sigurinë e rajonit.

"Pikërisht për këtë jemi obliguar se vendet nga nisma A5 do të vazhdojnë t'i mbështesin të gjitha aspirantët rajonalë drejt integrimit të plotë euroatlantik, për shkak se të gjithë ne besojmë fuqishëm se politilka e dyerve të hapura shtrihet në parimet themelore të NATO-s dhe nismës A5", deklaroi Petrovska.   

Në kontekst të sigurisë globale theksoi se vendet nga A5 e dënojnë unanimisht agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës për të cilën tha se paraqet kërcënim për paqen dhe sigurinë evropiane dhe rajonale.

Ajo pret që në takimin e ardhshëm ministror, i cilii vitin e ardhshëm do të mbahet në Shqipëri, të përforcohet përkushtimi ndaj paqes rajonale dhe bashkëpunimit më intensiv mbrojtës.

Në takim, përveç ministres Petrovska si kryesuese e delegacionit të Maqedonisë dhe ndihmës-sekretarja e Mbrojtjes së SHBA-së, Selest Valander, marrin pjesë edhe ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Dragan Krapoviq, zëvendësministri i Mbrojtjes të Bosnjë dhe Hercegovinës, Sllaven Galiq, shefi i Sigurisë ndërkombëtare dhe bashkëpunimit të Mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes së Kroacisë, Igor Gabriq, ndërsa nga vendet vëzhguese, ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë, Nemanja Staroviq dhe zëvendësdrejtori i përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes së Sllovenisë, Aljosha Selan.

SHBA-Karta e Adriatikut është themeluar më 2 maj të vitit 2023 në Tiranë si Nismë për bashkëpunim në mbrojtje në A-3 kontekst (Shqipëri, Kroaci, Maqedoni e Veriut). Gjatë kryesimit të Maqedonisë së Veriut me Kartën e Adriaikut, në margjinat e Asamblesë së 63-të të KB-së, të mbajtur më 25 shtator të vitit 2008 në Nju-Jork është marrë vendim për dërgim të ftesës për anëtarësim të Malit të Zi  dhe BeH-së në Kartën e Adriatikut, si nxitje për lëvizjen e tyre të përshpejtuar në rrugën e integrimeve euroatlantike.

Karta e Adriatikut bazohet në vizionin e përbashkët të stabilitetit në Evropën Juglindore dhe anëtarësimit të plotë në integrimet euroatlantike. Shqipëria dhe Kroacia në vitin 2008, Mali i Zi në vitin 2017 dhe Maqedonia e Veriut në 2020, si rezultat i përpjekjeve për të zhvilluar dhe arritur standardet e NATO-s, u bënë anëtarë të barabartë të Aleancës së NATO-s. Në vitin 2023 me A5 - Nismën kryeson Republika e Maqedonisë së Veriut. fc/mb/

Foto: Ministria e Mbrojtjes

QËNDRONI TË LIDHUR