• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Vajza katërvjeçare nga Strumica është në gjendje stabile në Klinikën për fëmijë në Shkup

Vajza katërvjeçare nga Strumica është në gjendje stabile në Klinikën për fëmijë në Shkup

Shkup, 21 janar 2024 (MIA) - Fëmija katërvjeçar nga Strumica, që me lëndime të rënda është sjellur në Klinikën për fëmijë në Shkup, në këtë moment është me parametra stabile vitale, në kurim dhe ndjekje në Repartin për gastroenterohepatologji, konfirmoi për MIA-n, drejtoresha e Klinikës, Valentina Cvejovska-Çollakovska.

"Në mjekimin janë përfshirë edhe kolegët nga Klinika për kirurgji të fëmijëve, ndërsa realizohet me konsultim me subspecialistë të Klinikës", sqaroi Cvejovska-Çollakovska.

Për shkak të gjendjes së vajzës, siç shtoi ajo, menjëherë pas pranimit janë njoftuar autoritetet kompetente të Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe shërbimet sociale dhe prokurori publik nga Strumica, i cili ka thirrur edhe ekspert ligjor.

Më 17 janar, nga spitali në Strumicë, me automjet të ndihmës urgjente mjekësore dhe në shoqërim të mjekut, në Klinikën për sëmundje të fëmijëve është sjellë një vajzë katërvjeçare, siç tha Cvejovska-Çollakovska, në gjendje mjaftë të rëndë, të kequshqyer, të lënë pas dore nga ana higjienike, me ndryshime gangrenoze në gishtat e duarve dhe të këmbëve.

"Janë vërejtur mjaftë plagë në trup, të cilat, sipas deklaratës së nënës, janë shkaktuar nga sulmi i një qeni", shtoi drejtoresha e Klinikës për fëmijë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR