• e enjte, 26 dhjetor 2024

Vëzhguesit ndërkombëtarë me vlerësim se zgjedhjet ishin konkurruese dhe të organizuara në mënyrë efektive, vërejtje për legjislacionin

Vëzhguesit ndërkombëtarë me vlerësim se zgjedhjet ishin konkurruese dhe të organizuara në mënyrë efektive, vërejtje për legjislacionin

Shkup, 9 maj 2024 (MIA) - Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale ishin konkurruese dhe liritë themelore ishin respektuar edhe pse procesi mbetet i rregulluar në mënyrë të pamjaftueshme, ndërsa legjislacioni zgjedhor siguron kornizë adekuate për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike, por zbazëtitë dhe dyshimet e rrezikojnë sigurinë juridike për çka është i nevojshëm revizioni i tyre. Këto janë konkluzionet preliminare të misionit ndërkombëtar vëzhgues për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën dje në vend. 

"Për fat të keq, Kodi Zgjedhor u ndryshua së fundmi në një procedurë të përshpejtuar dhe jo mjaft transparente dhe pa konsultim me publikun, gjë që nuk është në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së. Edhe pse ndryshimet përfshinin disa nga rekomandimet e mëparshme të ODIHR-së, dhe propozime teknike të KSHZ-së, ato në masë të madhe nuk i morën parasysh rekomandimet e grupit punues ndërinstitucional përgjegjës për reformat zgjedhore. Një numër i madh i rekomandimeve kryesore të ODIHR-së dhe Komisionit të Venecias të Këshillit të Evropës mbetën të pazgjidhura, duke përfshirë ato për rishikim sistematik të Kodit Zgjedhor, për sigurimin e qasjes së barabartë në media në fushatat zgjedhore dhe për rritjen e llogaridhënies dhe integritetit të financimin e fushatës", deklaroi kryetarja e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, Xhilian Stirk.

Ajo theksoi se mbulimi i gjerë dhe pluralist i fushatës në media u dha votuesve mundësinë për të bërë zgjedhje të informuar, por retorika negative dhe sloganet nacionaliste prishën periudhën përndryshe të qëndrueshme parazgjedhore. Në kontekstin e barazisë gjinore, raporti thekson se me përjashtim të dukshëm të një kandidateje presidenciale femër në raundin e dytë të fushatës, në përgjithësi pak politikane femra u përfshinë. Në kuadër të transparencës dhe llogaridhënies në financimin e fushatës, theksohet se ato u dobësuan për shkak të detyrimeve minimale për raportimin financiar dhe kapaciteteve të kufizuara të organeve mbikëqyrëse, përfshirë edhe mbikëqyrjen e keqpërdorimit me burimet administrative.

Autoritetet duke e përfshirë KSHZ-në dhe Gjykatën Kushtetuese, jo gjithmonë në mënyrë adekuate i zgjidhin ankesat lidhur me zgjedhjet në kohë dhe mënyrë transparente me çka, siç vlerëson, ishte kufizuar efektiviteti i mjeteve juridike. 

Zgjedhjet ishin organizuar në mënyrë efektive por theksohet se akuzat e shpeshta për blerje të votave në periudhën para zgjedhjeve para votimit kanë ndikuar në besimin e procesit. 

Për vetë procesin zgjedhor, bëhet e ditur se në vendvotimet zgjedhore të vëzhguara procesi i votimit ishte i rregullt, transparent dhe i vlerësuar pozitivisht. Por vërehet se në disa raste këshillat zgjedhorë nuk i kanë respektuar plotësisht procedurat e shënuara gjatë numërimit të votave. 

Vëzhguesit e misionit ndërkombëtar vëzhgues mbikëqyrën gjithsej 1340 vendvotime me çka pozitivisht i kanë vlerësuar procedurat për votim në shumicë të madhe nga vendvotimet e vëzhguara. Megjithatë theksohet se ishin vërejtur disa raste të votimit në grupe dhe familje. 

Misioni ndërkombëtar vëzhgues në ditën e zgjedhjeve ka shpërndarë 344 vëzhgues, nga 42 vende. Rezultatet përfundimtare për rrethin e parë dhe të dytë për zgjedhjet presidenciale dhe për zgjedhjet parlamentare OSBE/ODIHR paralajmëroi se do t'i publikojë për dy deri tre muaj. fc/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR