Ushtrim simulues për situata të jashtëzakonshme në aeroportin e Shkupit
- - Në organizim të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe TAV Maqedonia sot dhe nesër në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit do të mbahet ushtrim simulues për situata të jashtëzakonshme.
- Post By Fitore Curri
- 09:43, 8 mars, 2025

Shkup, 8 mars 2025 (MIA) - Në organizim të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe TAV Maqedonia sot dhe nesër në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit do të mbahet ushtrim simulues për situata të jashtëzakonshme.
"U bëjmë thirrje qytetarëve që do të jenë pranë vendit ku mbahet ushtrimi që t'i respektojnë urdhërat e nëpunësve policorë me qëllim të qarkullimit të sigurt apo mbajtjen e rendit publik", njoftuan nga MPB. fc/
Fotografia: Arkivi