Ushtrim demonstrativ "Zjarri 20026" në Spitalin e specializuar për Mjekësi Geriatrike dhe Paliative "13 Nëntori"
- Ushtrim demonstrativ "Zjarri 2026" është realiuzuar këtë pasdite në IPSH Spital i specializuar për Mjekësi Geriatrike dhe Paliative "13 Nëntori" - Shkup. Ishin të pranishëm drejtoresha Lençe Neloska, drejtori i Qendrën për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali, zëvevendësministri i Shëndetësisë Jovica Andonovski, drejtoresha e Institutit Publik të Shëndetësisë, Marija Andonovska, kryetari i komunës së Gjorqe Petrov, Aleksandar Stojkoski, si dhe komandanti i Stacionit Policor - Gjorqe petrov, Zllatko Cvetkoviq
- Post By Melahat Baftija
- 16:59, 30 mars, 2026
Shkup, 30 mars 2026 (MIA) - Ushtrim demonstrativ "Zjarri 2026" është realiuzuar këtë pasdite në IPSH Spital i specializuar për Mjekësi Geriatrike dhe Paliative "13 Nëntori" - Shkup. Ishin të pranishëm drejtoresha Lençe Neloska, drejtori i Qendrën për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali, zëvevendësministri i Shëndetësisë Jovica Andonovski, drejtoresha e Institutit Publik të Shëndetësisë, Marija Andonovska, kryetari i komunës së Gjorqe Petrov, Aleksandar Stojkoski, si dhe komandanti i Stacionit Policor - Gjorqe petrov, Zllatko Cvetkoviq

Drejtoresha e Geriatrisë, Neloska shprehu kënaqësi nga ngjarja e sotme.
"ishim dëshmitarë të ushtrimit demonstrativ - zjarr i skenuar në institucionin tonë dhe një verifikim i kapaciteteve, si ne të punësuarit në isntitucoion, reagojmë ndaj një kërcënimi të këtillë. E gjithë kjo ngjarje ishte në koordinim të plotë me Qendrën për Menaxhim me Kriza", shpjegoi Neloska në një deklaratë për mediat.
Ajo tha se rreziqet gjithmonë ekzistojnë dhe është e domosdoshme të jemi koshient dhe të gatshëm.

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Ali, e vlerësoi ushtrimin si të suksesshëm dhe njoftoi se ushtrime të ngjashme do të mbahen edhe në institucione të tjera.
"Qendra për Menaxhim me Kriza ofroi mbështetje të plotë profesionale dhe operacionale në zbatimin e ushtrimit. Si drejtor i QMK-së, ju shpreh urimet e mia të sinqerta për zbatimin me sukses të trajnimit. Qendra për Menaxhim me Kriza do të vazhdojë të organizojë trajnime dhe ushtrime në të ardhmen, me qëllim forcimin e mëtejshëm të sistemit të menaxhimit të krizave", theksoi Ali. mb/
Foto: MIA