• e premte, 27 dhjetor 2024

Ushtria izraelite sërish zbaton operacion në zonën e spitalit "Al Shifa" në Gaza

Ushtria izraelite sërish zbaton operacion në zonën e spitalit

Gaza, 18 mars 2024 (MIA) - Armata izraelite sot njoftoi se sërish sistemon ushtarë në zonën e spitalit "Al Shifa" në qytetin Gaza, njofton DPA.

Vijon "një operacion preciz" në zonën e spitalit "Al Shifa", publikuan forcat izraelite mbrojtëse (IDF) në një publikim në Telegram herët në mëngjes. IDF njoftoi se shërbimet e inteligjencës kanë thënë se anëtarë të lartë të grupit palestinez Hamas e shfrytëzojnë spitalin e dëmtuar rëndë "për zbatimin dhe promovimin e aktiviteteve terroriste".

"Para fillimit të operacionit, ushtarët kanë marrë "instruksione për rëndësinë e masave të kujdesit, si dhe për masat që duhet të ndërmerren që të evitohet dëmi i pacientëve, civilëve, personelit mjekësor dhe pajisjes mjekësore", kumtoi IDF.

Nga pacientët dhe personeli mjekësor kërkohet që ta lëshojnë spitalin. Ushtria ka njoftuar se do të vazhdojë të veprojë në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe kundër Hamasit.

Qeveria amerikane, gjithashtu e mbështet pohimin e Izraelit se Hamasi e ka përdorur spitalin më të madh në Rripin e Gazës, si qendër komanduese dhe deponi për armë.

Ushtria izraelite e ka sulmuar spitalin "Al Shifa" nga mesi i nëntorit edhe krahas kritikave të mëdha ndërkombëtare. IDF njoftoi se atje kanë zbuluar një kompleks tunelesh të Hamasit. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR