• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ushtarët izraelitë kanë vrarë një komandant të lartë të Hamasit në Bregun Perëndimor

Ushtarët izraelitë kanë vrarë një komandant të lartë të Hamasit në Bregun Perëndimor

Jerusalem, 27 tetor 2024 (MIA) - Armata izraelite kumtoi se forcat e saj kanë vrarë një komandant të lartë të lëvizjes palestineze Hamas në Bregun Perëndimor, njoftoi DPA.

Në kumtesën e përbashkët me shërbimin kundërzbulues Shin Bet dhe policinë izraelite, armata njofton se e ka sulmuar Xhamil Odeh në qytetin Tulkarem në pjesën veriperëndimore të Bregut Perëndimor.

Edhe Ministria palestineze e Shëndetësisë në Ramallah e konfirmoi vrasjen e burrit 29-vjeçar.

Sipas Hamasit dhe autoriteteve izraelite, Odeh ka qenë komandant i brigadave Izedin al-Kasam, krahu ushtarak i organizatës islamike, në Tulkarem. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR