• e premte, 05 korrik 2024

USHCM feston 75 vjetorin e jubileut dhe Ditën e Cirilit dhe Metodit

USHCM feston 75 vjetorin e jubileut dhe Ditën e Cirilit dhe Metodit

Shkup, 20 maj 2024 (MIA) - Prej sot deri më 23 maj Universiteti "Shën Cirili dhe Metodi" organizon solemnitet me rastin e 75 vjetorit të themelimit.

Paradite, në orën 11, në Rektorat do të ndahen çmimet e studentëve më të mirë të diplomuar për vitin akademik 2022/2023 dhe çmimi "26 qershori" nga mjetet e fondacionit "Frank Mating" për vitin akademik 2022/2023.

Për nesër në mbrëmje është parashikuar akademi solemne në Filarmoninë e Maqedonisë në të cilin fjalim do të ketë rektorja e Universitetit, Biljana Angelova dhe kryetari i kuvendit studentor, Aleskandar Nikollovski, ndërsa do të prezantohet dhe filmi "USHCM - 75 vjet përsosmëri akademike", pastaj vijon pjesa artistike nga programi.

Me 22 dhe 23 maj do të mbahet tryezë e rrumbullakët në Rektorat. Me 23 maj do të vendosen dhe lule në monumentin e Cirilit dhe Metodit me rastin e Ditës së shenjtorëve Ciril dhe Metodi - Dita e patronatit të Universitetit, 24 maj. rq/

Foto: USHCM

 

QËNDRONI TË LIDHUR