• e martë, 24 dhjetor 2024

Urimi i Rutes për festat për ushtarët e NATO-s: Falë sakrificave tuaja mundemi t'i festojmë festat të lirë dhe të sigurt

Urimi i Rutes për festat për ushtarët e NATO-s: Falë sakrificave tuaja mundemi t'i festojmë festat të lirë dhe të sigurt

Bruksel, 20 dhjetor 2024 (MIA) - Ushtari i vërtetë lufton jo sepse e urren atë që është para tij, por sepse e do atë që është pas tij, porositi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute në urimin e festave drejtuar sot ushtarëve të cilët shërbejnë në misionin e Aleancës. 

 "Në këtë moment të një bote të pasigurt, ku nuk është çdoherë e lehtë për të menduar për paqe, shpresë dhe dritë, ne mundemi të jemi të qetë dhe të fortë duke e ditur se qëndrojmë së bashku. Për këtë ne u detyrohemi një falenderim të madh burrave dhe grave tona me uniformë", deklaroi Rute. 

Ai theksoi se pikërisht këta ushtarë të NATO-s me kushte të tyre dhe sakrifica, veçanërisht ata që janë largë shtëpive të tyre, na japin besim dhe guxim më të madh dhe e mbrojnë dhe ruajnë "mënyrën e jetës sonë". 

 "Për shkak jush jemi të lirë dhe të sigurt të festojmë në sezonin e festave", porositi Rute ushtarët e NATO-s. 

Rute theksoi se një nga gjërat më të mira për të qenë sekretar i përgjithshëm i NATO-s është mundësia për të takuar shumë nga burrat dhe gratë me uniformë në Aleancë. 

"Që kur e kam marrë funksionin, jam takuar me forcat e NATO-s nga Baltiku, deri në Detin e Zi. Isha thellësisht i impresionuar nga profesionalizmi dhe përkushtimi i trupave tanë në Estoni, Letoni dhe Bullgari dhe personeli i Komandës së Re të NATO-s në Gjermani, ku sigurohet mbështetja për Ukrainën", shtoi Rute në mesazh. qa/

Foto: Skrinshot

 

QËNDRONI TË LIDHUR