• e premte, 08 nëntor 2024

Urime nga kryetari Xhaferi për krishtlindjen katolike

Urime nga kryetari Xhaferi për krishtlindjen katolike

Shkup, 25 dhjetor 2023 (MIA) - Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi drejtoi urim me rastin e festës së madhe krishte – Krishtlindjen për të gjithë qytetarët e besimit katolik.

"Më lejoni që në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal t’ju drejtoj urime për festën e madhe krishtere – Krishtlindjen, të gjithë qytetarëve besimtarë katolik që e kremtojnë festën sipas kalendarit gregorian. Ky vit ishte vit i vështirë për të gjithë, me gjitha lajmet pikëlluese që na vinin nga gjithë anët dhe të gjithë kemi nevojë për një rreze shpresë dhe rreze pozivitizëm në përditshmërinë tonë dhe në jetën tonë", ka shkruar Xhaferi.

Gëzimin që e sjell festa e Krishtlindjeve, fuqia e saj për bashkimin e familjeve, fqinjëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve në jetë është edhe një mundësi për të gjithë ne të lejojmë të dalë prej nesh më e mira, humanja dhe fisnikja.

"Mund të jemi shumë të parëndësishëm dhe të dobët për të bërë ndonjë ndikim të konsiderueshëm mirëpo, bashkë jemi më të fuqishëm se gjithçka! Prandaj le të ndajmë fjalë të bukura shprese dhe besimi në një mëngjes më të mirë, bile edhe kur duket sikur nuk ka shpresë. Ndonjëherë është e mjaftueshme një fjalë, vetëm një buzëqeshje dhe dorë e shtrirë e mbështetjes dhe bashkëndjesisë. Mjafton të mbillet ndjenja e kujdesit, ndërgjegjes, solidaritetit ndaj të tjerëve, duke filluar prej familjeve tona, mandej dhe në shoqëri", ka shkruar Xhaferi në urimin. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR