• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Urim nga Xhaferi për Krishtlindje: Festa le ti ngrohë zemrat me njerëzi, me solidaritet, me respekt të ndërsjellë dhe mirëkuptim mes gjithë qytetarëve

Urim nga Xhaferi për Krishtlindje:  Festa le ti ngrohë zemrat me njerëzi, me solidaritet, me respekt të ndërsjellë dhe mirëkuptim mes gjithë qytetarëve

Shkup, 7 janar 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi  të gjithë pjesëtarëve të besimit ortodoks, u dërgon urime të sinqerta me rastin e festës së madhe krishtere, Lindja e Krishtit – Krishtlindja, me dëshirë që festa ti tubojë përsëri rreth vetes familjet, miqtë, fqinjët dhe të njohurit për shoqërim, për ndarje të çasteve të gëzimit dhe tryezës së përbashkët.

"Festa, me gjithë magjinë e vetë le të reflektojë ngrohtësi në këto ditë dimri, le ti ngrohë zemrat me njerëzi, me solidaritet, me respekt të ndërsjellë dhe mirëkuptim mes gjithë qytetarëve, edhe ndër ato që e festojnë këtë festë të madhe, edhe ndër ato që shprehin respekt për të. Me rëndësi është të ndahet një mendim fisnik, një dëshirë e bukur dhe përqafim i ngrohtë", thotë Xhaferi në urimin për Krishtlindje.

Të gjithë, thekson Xhaferi kemi nevojë për fjalë të mbështetjes që na japin paqe dhe qetësi në shpirt dhe në shtëpi, që japin shpresë dhe besim në të nesërme më të mirë dhe japin optimizëm se viti i ri do të sjellë lajme të mira dhe pozitive për vendin tonë.

"Të bashkohemi, të bëhemi kreatorët e ardhmërisë së sigurt për rininë tonë, për vendin tonë! Sfidat që qëndrojnë para nesh mund ti tejkalojmë vetëm të bashkuar dhe unikë, me qëllim të qartë para vetes. Vetëm atëherë është i garantuar suksesi dhe arritja e përcaktimeve të nënvizuara për Republikën e Maqedonisë së Veriut të suksesshme, të përparuar dhe evropiane!  Paçi jetë, shëndet dhe paqe! Gëzuar festa e Krishtlindjes", thuhet në urimin për Krishtlindje nga kryetari i Kuvendit. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR