• e enjte, 26 dhjetor 2024

Urim nga ministri Spasovski me rastin e festës së Ringjalljes së Krishtit-Pashkët

Urim nga ministri Spasovski me rastin e festës së Ringjalljes së Krishtit-Pashkët

Shkup, 16 prill 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski u dërgoi urim krishterëve ortodoksë, me rastin e festës më të madhe të krishterë Ringjallja e Krishtit-Pashkët.

"Më lejoni në emrin tim dhe në emrin e MPB-së të ju uroj festën më të madhe të krishterë Ringjallja e Krishtit-Pashkët! Sot është ditë e gëzimit, dita në të cilën “nga vdekja drejt jetës, dhe nga toka drejt qiellit, Jezu Krishti na çliroi!”. Kjo ditë përcjell porosinë e paqes, dashurisë, faljes. Për arsye se Jezusi nga Kryqi i fali të gjithë ata që kanë bërë të këqija dhe krijoi botë të re" theksohet në urimin e Spasovskit.

Të jesh i krishterë do të thotë të udhëhiqesh nga dashuria. Me mëshirën e Zotit të zëvendësojmë pafuqinë me fuqinë e Krishtit. 

 "Kurse, pikërsiht kjo fuqi shikohet në Ringjalljen e Krishtit-si porosi për dashuri të pashtershme, për shkak se, Krishti është Dashuri. Edhe kësaj radhe Triumfi i Krishtit-dashuria- le të ngulitet në mënyrë të pashlyeshme në zemrat tona" theksohet në urimin e Spasovskit me rastin e Pashkëve.

 Me gjithë zemër, ju uroj paqe, shëndet, harmoni në çdo shtëpi. Hiri i Zotit dhe gëzimi që krijojnë botë të re le të na përcjellin në çdo hap. Krishti u Ringjall!. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR