• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Urim nga ministri Filkov drejtuar ambasadores Ageler për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së

Urim nga ministri Filkov drejtuar ambasadores Ageler për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së

 Shkup, 4 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Drejtësisë Igor Filkov i dërgoi një mesazh urimi ambasadores së SHBA-së, Angela Prajs Ageler, me rastin e 4 korrikut - Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

"Mirënjohje për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme për konsolidimin e paqes, demokracisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe për arritjen e qëllimeve strategjike të politikës së jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ta kultivojmë edhe më tej miqësinë e madhe, të përballemi së bashku me sfidat serioze të sotme dhe të punojmë në partneritet për të krijuar një të ardhme më të mirë, paqe dhe zhvillim", shkruan në urimin e Filkovit.

 Ministri në të thekson se edhe marrëdhëniet dhe bashkëpunimi me SHBA-në "edhe më tej mbesin të jenë prioriteti më i lartë i vendit tonë nëpërmjet promovimit të miqësisë dhe ruajtjes së dialogut të vazhdueshëm politik".

 Foto: Ministria e Drejtësisë

 

QËNDRONI TË LIDHUR