• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Urim nga ministri britanik i Mbrojtjes për përvjetorin e anëtarësimit të vendit në NATO

Urim nga ministri britanik i Mbrojtjes për përvjetorin e anëtarësimit të vendit në NATO

Shkup, 27 mars 2023 (MIA) - Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sot përmes video-konferencës ka biseduar me kolegun e saj britanik, Ben Vallas i cili e ka uruar për përvjetorin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Siç informon Ministria e Mbrojtjes, të dy bashkëbiseduesit janë fokusuar në marrëdhëniet e fuqishme të aleancës dhe aktivitetet e ardhshme në thellimin e bashkëpunimit intensiv dypalësh midis Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa janë ndalur edhe në situatën aktuale të sigurisë në Ukrainë.

Petrovska shprehu mirënjohje për mbështetjen miqësore nga Mbretëria e Bashkuar në procesin e integrimit ushtarak në NATO, zhvillimin e kapaciteteve dhe aftësive mbrojtëse të Armatës, si dhe mbështetjen e vazhdueshme në modernizimin e terrenit të armatës në Krivollak.

Vallas i vlerësoi këto procese si jashtëzakonisht të suksesshme, ndërsa ka nënvizuar procesin e modernizimit të Armatës si pozitiv dhe jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe përshëndeti rolin e Maqedonisë së Veriut mbi sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

"Mbretëria e Bashkuar dhe Maqedonia e Veriut kanë bashkëpunim gjithëpërfshirës në fushën e mbrojtjes i cili realizohet në më shumë sfera: politika e mbrojtjes, trajnimi dhe edukimi ushtarak duke përfshirë edhe edukimin e pjesëtarëve të Armatës në shkollat ​​ushtarake më prestigjioze në Britaninë e Madhe", theksohet në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes. 

Foto: Ministria e Mbrojtjes

QËNDRONI TË LIDHUR