• e shtunë, 23 nëntor 2024

Urim nga Mickoski me rastin e Krishtlindjeve me dëshira për suksese, shëndet dhe lumturi

Urim nga Mickoski me rastin e Krishtlindjeve me dëshira për suksese, shëndet dhe lumturi

 Shkup, 7 janar 2024 (MIA)  -  Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në emër të tij dhe në emër të VMRO-DPMNE-së,  të gjithë të krishterëve ortodoksë ua uron festën e madhe Lindjen e Krishtit - Krishtlindjet me dëshira për suksese, shëndet dhe lumturi.

"Lindja e birit të Zotit e simbolizon shpresën për një të nesërme më të mirë, paqen dhe shpëtimin e racës njerëzore që ai solli në këtë botë. 

Pikërisht momentet festive të Krishtlindjeve le të mbushin shtëpitë e besimtarëve me shenjtërinë e Zotit dhe gëzim për lajmin e lindjes së Shpëtimtarit.  

Bekimi i Zotit qoftë mbi të gjithë ne, të fokusohemi te veprat e mira dhe humanizmit sepse ato janë kuptimi i mirëbërësisë   dhe besimit tonë në Krishtin, dashurisë për fqinjët dhe shpresës për shpëtim. 

 Kështu do të bashkohemi dhe do të qëndrojmë krah për krah kundër sfidave të epokës së re që shkatërrojnë shoqërinë tonë dhe kërcënojnë atdheun tonë Maqedoninë.

 Krimi dhe korrupsioni janë të këqijat e kësaj epoke dhe kjo kërkon bashkim dhe luftë të përbashkët. E keqja mposhtet me të mirë, ndërsa populli në Maqedoni gjithmonë ka ditur të zgjedhë anën e së mirës dhe të jetë në anën e fituesve.

 Kështu ka qenë në të kaluarën dhe kështu do të jetë përgjithmonë. Qoftë e gëzuar dhe e përjetshme festa e Krishtlindjeve. Qoftë e përjetshme Maqedonia.   Lindi Jezusi! Me të vërtetë ka  lindur!, thuhet në  urimin e Mickoskit, me rastin e festës së Krishtëlindjeve, theksojnë nga VMRODPMNE-ja  

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR