• e enjte, 26 dhjetor 2024

Urim i ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski me rastin e ditëlindjes së Goce Dellçevit

Urim i ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski me rastin e ditëlindjes së Goce Dellçevit

Shkup, 4 shkurt 2023

Me respekt të thellë për karakterin dhe veprën e tij, si pjesë e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, po përkulem para vendit të prehjes së përjetshme të kolosit maqedonas Goce Dellçev në kishën “Shën Spasi” me rastin e 151 vjetorit të lindjes së tij. Krenaria, rrëmbimi dhe dridhjet më godasin në venat si pasardhës i tij, si biri i Maqedonisë, si nxënës i cili ende mund të mësojë nga Mësuesi.

Kurse Mësuesi, çuni i Nikollës dhe Sulltanës, produkt i epokës në të cilën ka jetuar, si asnjëherë deri më tani përsëri na porosit në bashkim, të denjë për vizionin dhe mençurinë, idetë dhe eksperiencat të demokratëve evropian dhe ballkanik. Dhe si asnjëherë më herët po i thithim fjalët e tij të thëna në Prespë, në vitin 1901:”Maqedonia u takon të gjithë maqedonasve, pa dallim të religjionit, nacionalitetit dhe gjuhës, në Maqedoninë e nesërme të lirë dhe përmes saj do të bashkohen të gjithë poopujt ballkanik”, të kënaqur që e respektuam amanetin e tij, duke zhvilluar shoqëri për të gjithë, shtet i cili në vepër i nxt marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe për asnjë moment nuk e humb fotografinë e madhe për urë për mirëqenie në rajon.

Edhe pas më shumë se një shekulli nga lindja e tij ky revolucionar i madh maqedonas, kushtetutbërës dhe burrështetas, ai mbetet sinonim për guximin dhe përkushtimin, ilimunizmin dhe lidershipin. Njohës i madh i organizimit ushtarak, kurse sipas përcaktimit ideologjik-pacifist, me specifikat e tij e vizatoi të ardhmen e atdheut të tij në luftë për pavarësi dhe për shtet nacional. Dhe ende na mban ligjerata se cili është udhërrëfyesi ynë në drejtim të së ardhmes. Goce Dellçevi është në piadestalin e Panteonit maqedonas, i cili me veprën e tij bashkon dhe inspiron shumë më gjerë se kufijtë e Maqedonisë së Veriut bashkëkohore-“Gara kulturore” e Goces është në të vërtetë vizionar dhe pararojë e Evropës së bashkuar, gjysmë shekulli para se të paraqitet si ide në truallin evropian.

Në të vërtetë, këtë e dinte edhe Pejo Javorov, bashkëkohës i tij, bashkëluftëtar dhe biografi i parë i Dellçevit, i cili tha:”populli maqedonas në fytyrën e tij shikonte mësuesin më të afërt, më të besueshëm, më të dashur, mik dhe djalë”.
Duket asnjëherë nuk ka qenë më i fuqishëm ehoja e thirrjeve të Goces për unitet, për domosdoshmërinë nga përfaqësimi i vlerave të cilat ai i përfaqësonte në luftë për lirinë e popullit maqedonas.

Idealet dhe përpjekjet e këtij kolosi i vazhdojmë duke e realizuar ëndrrën për liri, vend demokratik dhe ekonomikisht i zhvilluar, si pjesë e aleancave më të fuqishme botërore NATO dhe UE, asnjëherë duke mos lejuar dikush të kontestojë identitetin tonë maqedonas, mvetësinë, gjuhën, kulturën dhe traditën.

“Agimi i mëngjesit do të bie edhe për ne…”-Goce Dellçev


Lavdi e përjetshme për kolosin tonë Goce Dellçev!

_______________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR